Тип на донација
Сума

или

Fushatë e re donatore e SOS Fshati i fëmijëve “SOS Superheronj”

Në botën e SOS jetojnë SOS Superheronj! Bëhu pjesë e asaj bote humane.

Me këtë thirrje, SOS Fshati i fëmijëve i thërret të gjithë qytetarët që ta zgjojnë superheroin brenda vetes dhe të përfshihen në fushatën më të re “SOS Superheronj”. Duke u përfshirë në këtë fushatë, secili do të mund të dhurojë dhe ta japë mbështetjen e tij për fëmijët pa kujdes prindëror dhe në rrezik social për të cilët SOS Fshati i fëmijëve kujdeset tashmë për 18 vjet.

Tendenca e SOS Fshati i fëmijëve “Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet i vetëm” mund të bëhet realitet vetëm me ndihmën e njerëzve të mirë, të atyre që besojnë në punën e SOS Fshatrat e fëmijëve, në misionin dhe qëllimin tonë, dhe qëllimi ynë, në SOS Fshati i fëmijëve është që të ofrojmë shtëpi të ngrohtë, fëmijëri të lumtur dhe jetë të përditshme siç e jetojnë të gjithë fëmijët e tjerë.

Pse superheronj? Sepse fëmijëve për të cilët kujdeset SOS Fshati i fëmijëve kanë nevojë për hero, frymëzim, person me të cilin do të identifikohen. Pse të mos jeni ju ata? Dhe si mund të realizohet e gjithë kjo? E thjeshtë, secili që do të veçojë mjete monetare, në kuadër të mundësive të tyre dhe dhuron në mënyrë online nëpërmjet faqes së internetit të SOS Fshati i fëmijëve do të jetë Superheroi ynë dhe jo vetëm i yni, me shembull e tij pozitiv do të jetë Superhero për të gjithë dhe fëmijë dhe të rritur.

Fushata do të zgjasë tre muaj, në të cilat do të mund të dëshmohet humanizmi maqedonas, humanizmi i këtij populli, për të cilin paraqitet gjerë dhe që do të mund ta tregoni dhe t’i dëshmoni edhe Ju, superfuqitë tuaja. “Superhero jeni për njerëzit rreth jush dhe për ata për të cilit jeni më të nevojshëm. Superhero jeni nëse jepni shembull pozitiv, nëse ndihmoni… Prandaj, ne nga SOS Fshati i fëmijëve, thërresim: Bëhuni edhe ju, bëhu edhe Ti Superhero SOS! Ajo është pika jonë udhëheqëse, ideja jonë në fushatën më të re të SOS Fshatin e fëmijëve – “Superhero SOS”.

Në kuadër të kësaj fushate, që para së gjithash, do të udhëhiqet nëpërmjet rrjeteve sociale, ne nga SOS Fshati i fëmijëve, do të jemi të pranishëm tre herë në javë në Cineplexx në City Mall, çdo të martë, të enjte dhe të shtunë nga ora 18:00 deri në orën 20:00 ku do të keni mundësi që të mësoni më shumë në punën tonë dhe të dhuroni. Mundësinë e parë të tillë qytetarët e kishin dje në mbrëmje në Cineplexx.

Fushata e SOS Fshati i fëmijëve “SOS Superheronj” thërret për aksion MENJËHERË, bëhuni edhe ju Superhero, bëhuni shembull për të gjithë fëmijët dhe nxiteni humanizmin tek ata që në moshën më të re.

Fushatën do të mund ta ndiqni edhe në kanalet tona të rrjeteve sociale  Facebook  dhe Instagram

Dita botërore e ushqimit

Ushqimi i shëndetshëm dhe të ushqyerit e rregullt është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë.

Ne, në SOS Fshati i Fëmijëve kujdesemi për shëndetin dhe mundohemi fëmijët që në moshën më të vogël të jenë të informuar për ndikimin e të ushqyerit në rritjen dhe zhvillimin e tyre të rregullt.

Me atë rast, sot në hapësirat e Qendrës së resurseve në SOS Fshati i fëmijëve u shoqëruam me shokë nga të tre kopshtet “13 Noemvri”, “Koço Racin” dhe “Rade Jovçevski Korçagin” nga Komuna Qendër.

Ngjyrosëm, vizatuam, u argëtuam por edhe hëngrëm fruta dhe perime të shëndetshme sepse mësuam se ajo është me të vërtetë shumë e rëndësishme për rritjen tonë.

Qendrën e resurseve të SOS Fshati i fëmijëve e vizitoi dhe Kryetari i Komunës Qendër Z. Sasha Bogdanoviq, që na dha mbështetje në realizimin e aktiviteteve të tilla.

Ju falënderojmë shokë për ditën e bukur dhe shpresojmë që do të kemi edhe shumë shoqërime dhe aktivitete të tjera të përbashkëta.

 

Mësojmë që të jemi të sigurt

Konventa për të drejtat e fëmijëve të Kombeve të Bashkuara kërkon që fëmijët duhet të kenë mbrojtje të veçantë në situata kur e drejta e tyre për jetë, mbijetesë dhe zhvillimi janë rrezikuar. Në SOS Fshati i fëmijëve siguria e fëmijëve është në vendin parë, dhe bëjmë gjithçka që ata të jenë të sigurt. Por gjithashtu, për është veçanërisht e rëndësishme që edhe vetë ata të mësojnë se si të mbrohen dhe të jenë të sigurt.

Prandaj, gjithmonë gëzohemi kur mund ta bashkojmë të dobishmen dhe të argëtueshmen dhe kur nëpërmjet shoqërimit kemi mundësi që të mësojmë diçka të dobishme. Që të mësojmë se si të mbrohemi dhe të jemi të sigurt, këtë herë na ndihmuan miqtë nga Osiguruvanje Makedonija (Sigurimi Maqedoni). Ditët e tilla në SOS Fshati i fëmijëve janë përvoja të shkëlqyera, si për fëmijët ashtu edhe për miqtë tanë të dashur. Koha e bukur dje ishte e shoqëruar me humor të mirë dhe shumë lojëra edukative. Fëmijët kishin mundësi që të mësojmë si të mbrohen dhe të jenë të sigurt në rast zjarri, tërmeti dhe në rast përmbytjeje.

Dje mësuam se ndonjëherë edhe përveç vëmendjes dhe kujdesit tonë mund të ndodhin fatkeqësi. Por, mësuam edhe si të reagojmë në mënyrën e duhur dhe të shpejtë.

“193 – Alooo, Zjarrfikësja – fëmijët me vëmendje dhe në mënyrë të shpejtë e telefononin numrin e shërbimit të zjarrfikëses, që ishte pjesë e lojës së parë  Më larg nga tymi, më larg nga zjarri.

Në lojën e dytë Në vend të sigurt, mësuam se si të mbrohemi në mënyrë të vëmendshme dhe pa panik kur ka tërmet. Nga loja e tretë Përgatitu dhe ngjitu, e dimë se cilat janë punët më të rëndësishme që duhet t’i paketojmë gjatë kohës së përmbytjes.

Loja e katërt Shuaj Zjarrin, ishte gjithashtu shumë interesante dhe e dobishme. Na tregoi se sa e rëndësishme është që të jemi gjithmonë të bashkuar dhe të pajtuar.

Në fund të gjithë fituam diploma për leksionin e përfunduar mirë dhe të mësuar. Ju faleminderit Osiguruvanje Makedonija (Sigurimi Maqedoni) për ditën e shkëlqyer dhe me padurim ju presim përsëri për vizitë.

Promovim të Projektit rajonal për përforcimin e të rinjve

Të përforcohen të rinjtë që të kenë mundësi më të mira për punësim dhe pjesëmarrje aktive në tregun e punës është qëllimi i projektit rajonal “Përforcimi i të rinjve nëpërmjet mundësive të reja” që sot ishte i promovuar nga ana e SOS Fshati i fëmijëve në bashkëpunim me Fondin Hermann Gmeiner Gjermani.

Projekti do të implementohet në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë me mbështetje të Ministrisë për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim të Gjermanisë dhe Fondin Hermann Gmeiner Gjermani.

Ky projekt do të punojë në mënyrë aktive me 1.600 të rinj në rrezik social në moshë nga 16 deri 35 vjet, që janë të përjashtuar ndihma sociale, me të ardhura të ulëta dhe nuk kanë mundësi që në mënyrë të pavarur ta përmirësojnë statusin e tyre ekonomik. Prej tyre, 300 janë nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Buxheti i përgjithshëm i projektit është 3.2 milionë euro, të shpërndara për të gjitha pesë shtetet.

Për Julijana Gapo, Drejtori Kombëtar i SOS Fshati i fëmijëve, papunësia është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet shoqëria jonë në tre dekadat e fundit.

“Norma e personave të rinj të regjistruar si persona të papunësuar në moshë nga 15 – 24 vjet është 47,6%. Është shumë i rëndësishëm fakti që ata nuk janë të informuar në mënyrë të mjaftueshme për mundësitë dhe shërbimet që i ofrojnë institucionet dhe organizatat në komunitet dhe nëpërmjet të cilave do të mund të punësoheshin. Jetesa në varfëri dhe në mungesë të arsimit, aftësive dhe përvojës, kontribuojnë që personat e rinj të papunësuar të karakterizohen me një pamje negative për veten e tyre, vetëbesim të ulët, motivacion të ulët dhe me një pasivitet të përgjithshëm. Me atë vetëm thellohet izolimi i tyre social, përjashtimi social dhe është gjithnjë e më e vështirë që të dalin nga rrethi i varfërisë”.

 

Ky projekt do të mundësojë që kjo kategori e prekshme e personave të rinj në rrezik social t’i përmirësojnë mundësitë e tyre për punësim dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive në tregun e punës”.

“Personat e rinj përballen me një sërë problemesh për hyrje në tregun e punës siç janë: papërshtatshmëria e dijeve dhe aftësive të fituara në procesin formal të arsimimit me nevojat reale të tregut të punës, periudha mesatare për kalimin e personave të rinj nga shkolla në punë (2,5 vjet), si edhe numri i pamjaftueshëm dhe cilësor i vendeve të ofruara të lira të punës. Një problem edhe më i madh paraqet numri i madh i personave të rinj NEET (më shumë se 130.000 persona që nuk janë në evidencën e personave të punësuar, nuk janë në proces arsimor, dhe as nuk janë në proces të trajnimit nga shteti. Gjithashtu nga numri i përgjithshëm i personave të rinj të evidentuar në Agjencinë e punësimit, 4311 janë me arsim të mesëm gjimnaz, 8722 persona të rinj janë me arsim të mesëm jo të plotë ose arsim të përfunduar të mesëm, ndërsa 3529 persona të rinj të evidentuar si persona të papunësuar janë pa arsim ose ma arsim fillor , theksoi Gjonul Bajraktari, zëvendës ministër i punës dhe mirëqenies sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Ky projekt është shumë i rëndësishëm sepse është iniciativë rajonale e cila do të implementohet në pesë shtete ballkanike që t’i zmadhojë mundësitë për punësim për rreth 1.600 persona. Nëpërmjet projektit do të mbështeten të rinjtë, por gjithashtu, do të jepet kontribut që i gjithë rajoni të punojë në mënyrë të përbashkët për të ardhmen evropiane dhe t’i promovojë vlerat evropiane në këto shoqëri. Me këtë qasje edhe para fillimit të Negociatave me Bashkimin Evropian, SOS Fshati i fëmijëve në Maqedoninë e Veriut do të japë kontribut serioz për pastrimin e mënyrës së krijimit të shoqërisë së re”, tha N.R Tomas Gerberih, ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë SOS Fshatin e Fëmijëve në Maqedoninë e Veriut.

SOS Fshati i fëmijëve, që nga viti 2016, kontribuon në mënyrë të suksesshme për zmadhimin e punësimit tek personat e rinj në rrezik social. Ky aksion është i lidhur ngushtë me misionin e organizatës. “Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet i vetëm” sepse papunësia dhe varfëria janë një nga faktorët kyçë që kontribuojnë që fëmijët ta humbasin kujdesin nga familjet e tyre.

Pas realizimit të suksesshëm të projektit për Inkluzion social dhe përforcim ekonomik të personave të rinj, SOS Fshati i fëmijëve vazhdon që të veprojë në fushën e përforcimit të personave të rinj në rrezik social në kuadër të një iniciative më të gjerë rajonale. Me këto aktivitete dhe iniciativа SOS Fshatrat e fëmijëve do të kontribuojnë në mënyrë aktive për realizimin e një sëre Qëllimesh globale për zhvillim të qëndrueshëm që do të kenë të bëjnë me zvogëlimin e papunësisë dhe varfërinë, arsimin cilësor e punësimin dhe zhvillimin ekonomik.

E falënderojmë Hotel Marriott për mbështetjen e pamatshme gjatë organizimit për të gjitha eventet e SOS Fshati i fëmijëve.

SOS Fshati i fëmijëve pjesë e Ditës së organizatave qytetare

Më 14 shtator, për herë të dytë, u mbajt Dita e organizatave qytetare. Kontributi i organizatave qytetare në shoqëri dhe komunitet është shumë i madh dhe “Dita e organizatave qytetare” është mundësi e shkëlqyer për qytetarët që të informohen, të propozojnë dhe të përfshihen në iniciativat që i kryesojnë shoqatat.

SOS Fshati i fëmijëve ishte pjesë e tetëdhjetë organizatave që i paraqitën punën dhe aktivitetet e tyre në sheshin Skënderbeu.

Si pjesë e aktiviteteve ishte kryer ushtrim modelimi për përballimin me humbje.

SOS Fshati i fëmijëve, veçanërisht nëpërmjet punës me familjet kujdestare dhe fëmijët dhe të rinjtë pa kujdes prindëror punon çdo ditë mbi mbështetjen në përballimin me humbje.

Ushtrimi demonstroi se është e rëndësishme që të identifikohen llojet e humbjeve që të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve i përjetojnë (humbje të përjetuara nga fëmijë, familje biologjike, familje kujdestare, dhe familje birësuese) që të përgatiten që t’iu ndihmojnë në përballimin me humbjen në mënyrë sa më efikase.

Nëpërmjet këtij ushtrimi vizitorët kishin mundësinë që ta kuptojnë më së miri punën e ekipit profesional dhe kujdestarëve në programin për mbështetje të familjeve kujdestare dhe zhvillimin e fëmijëve në SOS Fshatin e fëmijëve.

Një nga degët më kryesore, përveç përforcimit për të rinjtë dhe familjet në rrezik social në punën tetëmbëdhjetëvjeçare të SOS Fshati i fëmijëve në Maqedoni është kujdesi dhe mbështetja e fëmijëve dhe të rinjve pa kujdes prindëror.

Kujdestarë të përgatitur dhe të motivuar janë kyçë në ofrimin e dashurisë, kujdesit dhe mundësimit të mjedisit të ngrohtë familjar për fëmijët që jo për fajin e tyre përballen me humbjen e prindërve të tyre.

SOS Fshati i fëmijëve edhe për momentin është në kërkim për persona të motivuar që kanë dëshirë që të bëhen kujdestarë. Njoftimin e plotë mund ta lexoni në këtë link, dhe për më shumë informacione telefononi në numrin e telefonit 071 373 306. Bashkojuni ekipit tonë ,dhe ne do t’ju mundësojmë trajnim të vazhdueshëm dhe mbështetje në krijimin e shtëpisë së ngrohtë dhe kujdes për këta fëmijë.

Мundësi e re për familjen e Јuksenit

Për herë të parë në jetën e tij, 32-vjeçari Juksen nga komuna e Shkupit Gazi Baba, qëndroi në këmbë pasi e morri patentën për shofer kamioni. Ëndrra e tij u realizua kur ai dhe familja e tij, si një familje në rrezik social, iu bashkuan programeve të Qendrës së resurseve të SOS Fshati i fëmijëve. Përmes tyre, Juksen morri mbështetje për të forcuar kompetencat e tij, për kualifikimin e mëtejshëm dhe punësimin afatgjatë.

Juksen është babai i katër fëmijëve. Ai dhe gruaja e tij, të dy të papunë, kanë jetuar në pragun e varfërisë me vite. Por ai tani është i angazhuar në një kompani transporti si shofer në thirrje, e cila është një mundësi e shkëlqyer që të fitojë përvojë praktike pune si shofer kamioni.

“Unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen që e fitova nga stafi i SOS Fshati i fëmijëve në procesin e kërkimit të punës. Mundësia për të fituar një patentë shoferi të kategorisë C më lehtësoi gjetjen e një pune.”- thotë ai.

Me mbështetjen e mentorit të tij, Juksen i përfundoi me sukses trajnimet e tij për aftësitë e komunikimit, aftësitë e përballimit me konfliktet, për menaxhimin racional të financave personale.  Në mënyrë plotësuese u trajnua për të përgatitur një biografi të shkurtër (CV) dhe letër motivimi dhe për t’u përgatitur për një intervistë. Juksen gjithashtu fitoi aftësinë kryesore për punësimin e tij të ardhshëm – një patentë shoferi të kategorisë C.

“Kompetencat e tij personale dhe profesionale janë forcuar dhe ai është i motivuar të kërkojë punë. – thonë të punësuarit e Qendrës së Resurseve, të cilët ishin pjesë e programit.

Juksen për nga kombësia është Rom. Ka mbaruar vetëm arsimin fillor. Të dy bashkëshortët, të papunë për vite me radhë, çdo ditë luftuan për t’i përmbushur nevojat themelore të fëmijëve të tyre. E gjithë familja jeton në një bashkësi me prindërit e Juksenit, në një familje të vogël dhe të varfër, në një lagje rurale në periferi të Shkupit.

Duke marrë pjesë në projekt, Jukseni fitoi njohuri dhe aftësi të reja, fitoi kualifikimin e shoferit të kamionit dhe e rriti vetëvlerësimin e tij. Për të u hapën mundësi të reja dhe perspektiva në tregun e punës, përmes të cilëve ai mund të sigurojë një të ardhme më të sigurt për veten dhe familjen e tij.

Të gjithë kemi vlerën tonë

Aleksandra u përfshi në projektin Inkluzioni social dhe fuqizimi Ekonomik për të rinjtë, si një nënë vetë-ushqyese 35-vjeçare e dy vajzave të vogla. Për shkak të papunësisë afatgjatë, ajo ishte përfituese e ndihmës financiare sociale. Në Qendrën e Resurseve të SOS Fshati i Fëmijëve asaj menjëherë iu caktua një mentor me një qasje individuale. Në fillim u zbulua se ajo ishte me vetëbesim të ulët dhe një rrjet të kufizuar të kontakteve sociale. Fillimisht Aleksandra kishte nevojë për mbështetje psiko-sociale dhe forcim të aftësive arsimore dhe aftësive të buta.

Aleksandra dhe mentori i saj punuan në identifikimin e anëve më të forta të saj, përparësitë dhe mundësitë e saj. Së bashku ata hartuan një plan zhvillimi profesional që do ta çonte atë drejt qëllimit të saj kryesor – të sigurojë punë të qëndrueshme, dhe me këtë siguri ekonomike për të dhe familjen e saj.

“Aleksandra filloi trajnimet për zhvillimin personal dhe profesional. Ajo e përfundoi me sukses trajnimin e aftësive të buta që i mundësoi asaj t’i përmirësojë aftësitë e saj për komunikim afarist.  Ajo gjithashtu ndoqi trajnimet për përpunim të aplikacionit për punë dhe atë se si të sillet gjatë një interviste. Përkrah asaj, ajo fitoi aftësi në menaxhimin më të mirë të financave personale, aftësi themelore kompjuterike dhe aftësi në gjuhën angleze, ”- thotë mentori i saj.

Përveç asaj, Aleksandra e kaloi trajnimin  dhe u licencua për kujdestare dhe kujdestare profesionale nëpërmjet programit të licencuar PRIDE të SOS Fshati i fëmijëve. Bazuar në këto trajnime, ajo ka rritur kompetencat e saj për të punuar me fëmijë. Më në fund, e gjithë kjo i mundësoi që të angazhohej me sukses si praktikant përmes Programit të Punës së Dobishme Komunale të Komunës Gazi Baba.

Pas përfundimit të praktikës gjashtëmujore, Aleksandra mori informacione nga mentori i saj për vende të lira pune. Me vetëbesimin e ri ajo aplikoi dhe arriti të sigurojë një punë të përkohshme në kopshtin lokal. Pas përfundimit të këtij angazhimi, ajo, falë aftësive të reja të kërkimit të punës, arriti që në mënyrë të pavarur të gjente një punë të re, ku është ende e angazhuar.

“Gjëja më e rëndësishme është të mos heqim dorë kurrë. Ne duhet të përqëndrohemi në krijimin e një imazhi pozitiv të vetvetes, duke kuptuar se të gjithë kemi vlerën tonë, anët dhe kapacitetet e mira. ”- thotë Aleksandra pasi i kaloi trajnimet dhe pasi u punësua.

Komunikimi me mentorin vazhdon. Aleksandra është një pjesëmarrëse e shpeshtë në trajnimin e zhvillimit personal dhe përmirësimin e aftësive të saj të biznesit. Ajo i ka forcuar aftësitë e saja sociale dhe të punës. Dhe jo vetëm që është aktive në tregun e punës, por ajo ka krijuar edhe miqësi të reja  me bashkëmoshatarët e saj, të cilët i ka njohur  në Qendrën e Resurseve.

“Edhe pse qëllimet ndonjëherë mund të duken joreale, ato prapë janë realiste dhe mund të realizohen. Ndonjëherë ne mundemi vetë, por ndonjëherë është mirë të dimë se njerëzit në SOS Fshati i fëmijëve janë këtu për ju, që t’ju këshillojnë edh t’ju mbështesin. Ju faleminderit për gjithçka. Shpresoj që ky projekt të vazhdojë dhe t’u japë njerëzve të tjerë si unë një shans për të marrë pjesë dhe të kenë sukses “.

Deri tani, më shumë se 350 të rinj kanë përdorur shërbime të integrimit në tregun e punës. Prej tyre, 138 të rinj janë punësuar me sukses, dhe u hapën 57 biznese të vogla që rriten dhe përparojnë me sukses.

Çdo person i ri i papunë mund të informohet se si të bëhet përfitues i shërbimeve të këtij projekti.

 

Kontakt:

 Qendra e Resurseve – SOS Fshati i Fëmijëve

 Adresa: rr. Palmiro Toljati p.n,

 1000 Shkup  Kopshti 25 Maj-Klon Iskra

 Telefon: +389 (0) 71 370 150

Shpallje për kujdestar SOS

Institucioni privat SOS Fshati i Fëmijëve Shkup përmes një prej programeve të tij mbështet familjet kujdestare ku fëmijët pa prindër dhe përkujdesje prindërore fitojnë një shtëpi të ngrohtë dhe dashuri prindërore, dhe fitojnë një ndjenjë përkatësie dhe sigurie.

 

SOS Fshati i Fëmijëve Shkup ka një nevojë të vazhdueshme për  kujdestarë të motivuar dhe me përvojë të cilët do të udhëheqin një familje me fëmijë pa përkujdesje prindërore dhe do t’u sigurojnë atyre kujdes dhe një shtëpi të ngrohtë.

 

Për këtë qëllim, Institucioni privat SOS Fshati i Fëmijëve për Shkup po shpall 1 (një) vend të lirë pune me kohë të caktuar me mundësi për zgjatje të kontratës.

 

Kujdestar  SOS

Përshkrimi i punës:

Kujdestari SOS që siguron përkujdesje është:

Një profesionist i përkujdesjes së fëmijëve,  i cili së bashku me fëmijët e përkujdesur jeton në një shtëpi familjare në SOS Fshatin e Fëmijëve Shkup. E udhëheq zhvillimin e tyre, siguron pranimin, kuptimin e nevojave të fëmijëve të përkujdesur dhe administron me familjen;

Ai ndërton një lidhje të ngushtë me çdo fëmijë që i është besuar, duke i siguruar atij sigurinë, dashurinë dhe stabilitetin e nevojshëm. Është bartës i kujdesit dhe merr mbështetjen e vazhdueshme profesionale nga një ekip i trajnuar;

Është përgjegjës për respektimin e politikave të organizatës SOS Fshati i fëmijëve. Ai ndjek standardet e cilësisë dhe përshtatet me vlerat, vizionin dhe misionin e organizatës.

 Kujdestari bashkëpunon në kuadër të Programit SOS për mbështetjen e familjeve kujdestare dhe zhvillimin e fëmijëve edhe me institucionet përkatëse në sistemin e mbrojtjes sociale.

Kushtet e punës:

SOS kujdestari fiton kompensim financiar nga  ana e SOS Fshati i fëmijëve në Shkup në përputhje me kontratën e punës.

Kujdestari i SOS fiton mbështetje shtesë për zhvillimin adekuat të fëmijëve të përkujdesur.

Kujdestarët e SOS kanë mundësinë për të përmirësuar vazhdimisht njohuritë dhe aftësitë e tyre përmes trajnimeve.

Kualifikimet e nevojshme:

Kushtet e nevojshme për kryerjen e një funksioni të kujdestarit  në përputhje me legjislacionin janë:

– moshë nga 18 në 65 vjeç

– të paktën arsimin fillor të përfunduar

– gjendje të mirë shëndetësore

– kualifikime për kujdestar (motive, qëndrimet dhe gatishmëria për kryerjen e funksionit të kujdestarit)

– nuk janë të dënuar

Kualifikime shtesë:

Ka përvojë në kujdesin e fëmijëve;

Ka kaluar trajnime përgatitore sipas modelit PRIDE (konsiderohet si përparësi);

Është në  gjendje t’i përgjigjet nevojave të fëmijëve për zhvillim;

Mund të punojë si anëtar i një ekipi profesional;

Është i hapur dhe tolerant ndaj kulturave të ndryshme;

Mosha 35 – 45 vjeç (konsiderohet si përparësi);

Nëse aplikon një çift martesor, ato i plotësojnë këto kushte shtesë:

Çifti martesor ka qenë në një martesë të qëndrueshme për të paktën 5 vjet;

Njëri nga partnerët ka punësim të qëndrueshëm dhe të ardhura jashtë SOS Fshati i fëmijëve Shkup;

Të dy bashkëshortët janë të motivuar të kryejnë kujdestarinë dhe të jetojnë në SOS Fshatin e Fëmijëve Shkup.

Para dërgimit të aplikacionit tuaj, për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe kushtet e punës, ju lutemi na kontaktoni në numrat e mëposhtëm të telefonit:

070 419 746 

Dërgoni  biografinë tuaj të shkurtër deri më 01.09.2019, me Shënim për SOS kujdestar në e-mail: kariera@sos.org.mk

SOS Fshati i Fëmijëve Shkup

Rr. Finska  Nr. 131, Lagj. Cento

1040 Shkup

Realizimi i ëndrrës për vazhdimin e traditës familjare

Që në moshën më të re, Samiu punonte si ndihmës në dyqanin e të atit, ku mësoi gjithçka rreth zanatit të lëkurave dhe  rrobaqepësisë. Ai gjithmonë kishte  dëshirë që të merret me të njëjtin  zanat si i ati, dhe kështu që për ta vazhduar traditën e familjes, ai vendosi të hapte biznesin e tij të përpunimit dhe korrigjimit të produkteve prej lëkure, gëzofi dhe tekstili.

Përkrah dëshirës së madhe ai nuk kishte njohuri të tjera dhe nuk dinte nga t’ia fillonte, Samiu aplikoi  për projektin Përfshirja Sociale dhe Fuqizimi Ekonomik i Rinisë në Rrezik Social. Si një person i papunë afatgjatë me të ardhura të ulëta nga puna e herë pas hershme, ai plotësonte kriteret e pjesëmarrje për projektin SOS Fshati i fëmijëve.

Në kuadër të projektit, ai fitoi mbështetje mentorimi gjatë zbatimit së të gjitha aktiviteteve të planifikuara: këshillime në karrierë, mbështetje edukative, që konsiston në trajnime në menaxhimin e biznesit të vogël dhe sipërmarrjen, dhe përpunimi i një plan biznesi në bashkëpunim me një mentor. Gjithashtu mori trajnime shtesë në fushën e prerjes dhe qepjes, përmes së cilës fitoi njohuri për dizajn mode dhe mulazh (moulage). Për më tepër, ai fitoi mbështetje financiare në formën e një granti të pakthyeshëm prej 61,500 denarë, me të cilin  furnizoi pajisje dhe materiale të nevojshme për aktivitetet e përditshme.

Samiu hapi punëtori për  prerje dhe qepje të rrobave prej gëzofi, lëkurë dhe tekstil. Gama e produkteve përfshin shitjen e xhaketave prej lëkure, çanta lëkure, tuta, produkte gëzofi dhe ofron korrigjim të veshjeve. Nëpërmjet furnizimit të  makinave të reja për prerje dhe  qepje , ai tani mund ta kryejë punën në mënyrë më cilësore.

“Pjesëmarrja në projekt më ofroi mbështetje të madhe që të filloj biznesin tim. Përmes trajnimeve të projektit, unë fitova njohuri për të udhëhequr biznesin, ta planifikoj më mirë punën dhe  fitova shumë miq të rinj me të cilët unë bashkëpunoj.

Kam në plan ta zgjeroj biznesin tim në një lokacion tjetër në qytetin e Shkupit. Megjithëse numri i zejtarëve në këtë biznes po zvogëlohet për shkak të situatës së tregut dhe për shkak të importit të mallrave të lirë nga jashtë, me punë cilësore dhe këmbëngulje arrij t’i realizoj  qëllimet e përcaktuara për shitje dhe të gjeneroj të ardhura. Jam i njohur tek  klientët e mi dhe ata më shohin si zgjedhja e parë për korrigjimin produkteve prej lëkure, gëzofi dhe tekstili.

Edhe pse është e vështirë, këmbëngulja është një karakteristikë që duhet ndjekur. Biznesi sjell shumë pengesa dhe sfida që duhet të tejkalohen vetëm me këmbëngulje dhe durim. ” – thotë Samiu

Përmes krijimit të një biznesi, Samiu ndihet më i lumtur dhe i përmbushur sepse bën atë që dëshiron,  duke realizuar fitim.

Për momentin, Samiu, së bashku me ndihmësin e tij, arrin që t’i realizojë projektimet nga plani i biznesit për punë fitimprurëse. Ai konsideron se cilësia dhe këmbëngulja janë faktorët kryesorë për sukses, dhe këto vlera ia transmeton edhe ndihmësit të tij.

“Edhe pse kaloj shumë kohë në punë, puna e përfunduar mirë, një klient i kënaqur, të ardhurat dhe  dashuria për biznesin më japin një ndjenjë të përmbushjes dhe lumturisë. Unë u rekomandoj ngrohtësisht që të gjithë të rinjtë, nëse kanë ide dhe njohuri për të punuar në një biznes të veçantë, ta krijojnë biznesin e tyre. ”- këshillon Samiu.

Deri tani, më shumë se 350 të rinj i kanë shfrytëzuar shërbimet për integrim në tregun e punës. Prej tyre, 138 të rinj janë punësuar me sukses, dhe u hapën edhe 57 biznese të vogla që rriten dhe përparojnë me sukses.

Çdo i ri i papunë mund të informohet se si të bëhet përfitues i shërbimeve të këtij projekti.

Kontakt:

Qendra e resurseve – SOS Fshati i Fëmijëve

Adresa: rr. Palmiro Toljati p.n,

1000 Shkup, Kopshti  25 Maj-Klon Iskra

Telefon: +389 (0) 71 370 150