29 Gusht 2019
Për herë të parë në jetën e tij, 32-vjeçari Juksen nga komuna e Shkupit Gazi Baba, qëndroi në këmbë pasi e morri patentën për shofer kamioni. Ëndrra e tij u realizua kur ai dhe familja e tij, si një familje në rrezik social, iu bashkuan programeve të Qendrës së resurseve të SOS Fshati i fëmijëve. Përmes tyre, Juksen morri mbështetje për të forcuar kompetencat e tij, për kualifikimin e mëtejshëm dhe punësimin afatgjatë.
Juksen është babai i katër fëmijëve. Ai dhe gruaja e tij, të dy të papunë, kanë jetuar në pragun e varfërisë me vite. Por ai tani është i angazhuar në një kompani transporti si shofer në thirrje, e cila është një mundësi e shkëlqyer që të fitojë përvojë praktike pune si shofer kamioni.
“Unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen që e fitova nga stafi i SOS Fshati i fëmijëve në procesin e kërkimit të punës. Mundësia për të fituar një patentë shoferi të kategorisë C më lehtësoi gjetjen e një pune.”- thotë ai.
Me mbështetjen e mentorit të tij, Juksen i përfundoi me sukses trajnimet e tij për aftësitë e komunikimit, aftësitë e përballimit me konfliktet, për menaxhimin racional të financave personale. Në mënyrë plotësuese u trajnua për të përgatitur një biografi të shkurtër (CV) dhe letër motivimi dhe për t’u përgatitur për një intervistë. Juksen gjithashtu fitoi aftësinë kryesore për punësimin e tij të ardhshëm – një patentë shoferi të kategorisë C.
“Kompetencat e tij personale dhe profesionale janë forcuar dhe ai është i motivuar të kërkojë punë. – thonë të punësuarit e Qendrës së Resurseve, të cilët ishin pjesë e programit.
Juksen për nga kombësia është Rom. Ka mbaruar vetëm arsimin fillor. Të dy bashkëshortët, të papunë për vite me radhë, çdo ditë luftuan për t’i përmbushur nevojat themelore të fëmijëve të tyre. E gjithë familja jeton në një bashkësi me prindërit e Juksenit, në një familje të vogël dhe të varfër, në një lagje rurale në periferi të Shkupit.
Duke marrë pjesë në projekt, Jukseni fitoi njohuri dhe aftësi të reja, fitoi kualifikimin e shoferit të kamionit dhe e rriti vetëvlerësimin e tij. Për të u hapën mundësi të reja dhe perspektiva në tregun e punës, përmes të cilëve ai mund të sigurojë një të ardhme më të sigurt për veten dhe familjen e tij.
Назад кон сите новости