Тип на донација
Сума

или

Ден на граѓанските организации

17 Shtator 2019

SOS Fshati i fëmijëve pjesë e Ditës së organizatave qytetare

Më 14 shtator, për herë të dytë, u mbajt Dita e organizatave qytetare. Kontributi i organizatave qytetare në shoqëri dhe komunitet është shumë i madh dhe “Dita e organizatave qytetare” është mundësi e shkëlqyer për qytetarët që të informohen, të propozojnë dhe të përfshihen në iniciativat që i kryesojnë shoqatat.

SOS Fshati i fëmijëve ishte pjesë e tetëdhjetë organizatave që i paraqitën punën dhe aktivitetet e tyre në sheshin Skënderbeu.

Si pjesë e aktiviteteve ishte kryer ushtrim modelimi për përballimin me humbje.

SOS Fshati i fëmijëve, veçanërisht nëpërmjet punës me familjet kujdestare dhe fëmijët dhe të rinjtë pa kujdes prindëror punon çdo ditë mbi mbështetjen në përballimin me humbje.

Ushtrimi demonstroi se është e rëndësishme që të identifikohen llojet e humbjeve që të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve i përjetojnë (humbje të përjetuara nga fëmijë, familje biologjike, familje kujdestare, dhe familje birësuese) që të përgatiten që t’iu ndihmojnë në përballimin me humbjen në mënyrë sa më efikase.

Nëpërmjet këtij ushtrimi vizitorët kishin mundësinë që ta kuptojnë më së miri punën e ekipit profesional dhe kujdestarëve në programin për mbështetje të familjeve kujdestare dhe zhvillimin e fëmijëve në SOS Fshatin e fëmijëve.

Një nga degët më kryesore, përveç përforcimit për të rinjtë dhe familjet në rrezik social në punën tetëmbëdhjetëvjeçare të SOS Fshati i fëmijëve në Maqedoni është kujdesi dhe mbështetja e fëmijëve dhe të rinjve pa kujdes prindëror.

Kujdestarë të përgatitur dhe të motivuar janë kyçë në ofrimin e dashurisë, kujdesit dhe mundësimit të mjedisit të ngrohtë familjar për fëmijët që jo për fajin e tyre përballen me humbjen e prindërve të tyre.

SOS Fshati i fëmijëve edhe për momentin është në kërkim për persona të motivuar që kanë dëshirë që të bëhen kujdestarë. Njoftimin e plotë mund ta lexoni në këtë link, dhe për më shumë informacione telefononi në numrin e telefonit 071 373 306. Bashkojuni ekipit tonë ,dhe ne do t’ju mundësojmë trajnim të vazhdueshëm dhe mbështetje në krijimin e shtëpisë së ngrohtë dhe kujdes për këta fëmijë.