Тип на донација
Сума

или

proekt za mladi

30 Shtator 2019

Promovim të Projektit rajonal për përforcimin e të rinjve

Të përforcohen të rinjtë që të kenë mundësi më të mira për punësim dhe pjesëmarrje aktive në tregun e punës është qëllimi i projektit rajonal “Përforcimi i të rinjve nëpërmjet mundësive të reja” që sot ishte i promovuar nga ana e SOS Fshati i fëmijëve në bashkëpunim me Fondin Hermann Gmeiner Gjermani.

Projekti do të implementohet në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë me mbështetje të Ministrisë për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim të Gjermanisë dhe Fondin Hermann Gmeiner Gjermani.

Ky projekt do të punojë në mënyrë aktive me 1.600 të rinj në rrezik social në moshë nga 16 deri 35 vjet, që janë të përjashtuar ndihma sociale, me të ardhura të ulëta dhe nuk kanë mundësi që në mënyrë të pavarur ta përmirësojnë statusin e tyre ekonomik. Prej tyre, 300 janë nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Buxheti i përgjithshëm i projektit është 3.2 milionë euro, të shpërndara për të gjitha pesë shtetet.

Për Julijana Gapo, Drejtori Kombëtar i SOS Fshati i fëmijëve, papunësia është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet shoqëria jonë në tre dekadat e fundit.

“Norma e personave të rinj të regjistruar si persona të papunësuar në moshë nga 15 – 24 vjet është 47,6%. Është shumë i rëndësishëm fakti që ata nuk janë të informuar në mënyrë të mjaftueshme për mundësitë dhe shërbimet që i ofrojnë institucionet dhe organizatat në komunitet dhe nëpërmjet të cilave do të mund të punësoheshin. Jetesa në varfëri dhe në mungesë të arsimit, aftësive dhe përvojës, kontribuojnë që personat e rinj të papunësuar të karakterizohen me një pamje negative për veten e tyre, vetëbesim të ulët, motivacion të ulët dhe me një pasivitet të përgjithshëm. Me atë vetëm thellohet izolimi i tyre social, përjashtimi social dhe është gjithnjë e më e vështirë që të dalin nga rrethi i varfërisë”.

 

Ky projekt do të mundësojë që kjo kategori e prekshme e personave të rinj në rrezik social t’i përmirësojnë mundësitë e tyre për punësim dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive në tregun e punës”.

“Personat e rinj përballen me një sërë problemesh për hyrje në tregun e punës siç janë: papërshtatshmëria e dijeve dhe aftësive të fituara në procesin formal të arsimimit me nevojat reale të tregut të punës, periudha mesatare për kalimin e personave të rinj nga shkolla në punë (2,5 vjet), si edhe numri i pamjaftueshëm dhe cilësor i vendeve të ofruara të lira të punës. Një problem edhe më i madh paraqet numri i madh i personave të rinj NEET (më shumë se 130.000 persona që nuk janë në evidencën e personave të punësuar, nuk janë në proces arsimor, dhe as nuk janë në proces të trajnimit nga shteti. Gjithashtu nga numri i përgjithshëm i personave të rinj të evidentuar në Agjencinë e punësimit, 4311 janë me arsim të mesëm gjimnaz, 8722 persona të rinj janë me arsim të mesëm jo të plotë ose arsim të përfunduar të mesëm, ndërsa 3529 persona të rinj të evidentuar si persona të papunësuar janë pa arsim ose ma arsim fillor , theksoi Gjonul Bajraktari, zëvendës ministër i punës dhe mirëqenies sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Ky projekt është shumë i rëndësishëm sepse është iniciativë rajonale e cila do të implementohet në pesë shtete ballkanike që t’i zmadhojë mundësitë për punësim për rreth 1.600 persona. Nëpërmjet projektit do të mbështeten të rinjtë, por gjithashtu, do të jepet kontribut që i gjithë rajoni të punojë në mënyrë të përbashkët për të ardhmen evropiane dhe t’i promovojë vlerat evropiane në këto shoqëri. Me këtë qasje edhe para fillimit të Negociatave me Bashkimin Evropian, SOS Fshati i fëmijëve në Maqedoninë e Veriut do të japë kontribut serioz për pastrimin e mënyrës së krijimit të shoqërisë së re”, tha N.R Tomas Gerberih, ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë SOS Fshatin e Fëmijëve në Maqedoninë e Veriut.

SOS Fshati i fëmijëve, që nga viti 2016, kontribuon në mënyrë të suksesshme për zmadhimin e punësimit tek personat e rinj në rrezik social. Ky aksion është i lidhur ngushtë me misionin e organizatës. “Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet i vetëm” sepse papunësia dhe varfëria janë një nga faktorët kyçë që kontribuojnë që fëmijët ta humbasin kujdesin nga familjet e tyre.

Pas realizimit të suksesshëm të projektit për Inkluzion social dhe përforcim ekonomik të personave të rinj, SOS Fshati i fëmijëve vazhdon që të veprojë në fushën e përforcimit të personave të rinj në rrezik social në kuadër të një iniciative më të gjerë rajonale. Me këto aktivitete dhe iniciativа SOS Fshatrat e fëmijëve do të kontribuojnë në mënyrë aktive për realizimin e një sëre Qëllimesh globale për zhvillim të qëndrueshëm që do të kenë të bëjnë me zvogëlimin e papunësisë dhe varfërinë, arsimin cilësor e punësimin dhe zhvillimin ekonomik.

E falënderojmë Hotel Marriott për mbështetjen e pamatshme gjatë organizimit për të gjitha eventet e SOS Fshati i fëmijëve.