14 Tetor 2019
Konventa për të drejtat e fëmijëve të Kombeve të Bashkuara kërkon që fëmijët duhet të kenë mbrojtje të veçantë në situata kur e drejta e tyre për jetë, mbijetesë dhe zhvillimi janë rrezikuar. Në SOS Fshati i fëmijëve siguria e fëmijëve është në vendin parë, dhe bëjmë gjithçka që ata të jenë të sigurt. Por gjithashtu, për është veçanërisht e rëndësishme që edhe vetë ata të mësojnë se si të mbrohen dhe të jenë të sigurt.
Prandaj, gjithmonë gëzohemi kur mund ta bashkojmë të dobishmen dhe të argëtueshmen dhe kur nëpërmjet shoqërimit kemi mundësi që të mësojmë diçka të dobishme. Që të mësojmë se si të mbrohemi dhe të jemi të sigurt, këtë herë na ndihmuan miqtë nga Osiguruvanje Makedonija (Sigurimi Maqedoni). Ditët e tilla në SOS Fshati i fëmijëve janë përvoja të shkëlqyera, si për fëmijët ashtu edhe për miqtë tanë të dashur. Koha e bukur dje ishte e shoqëruar me humor të mirë dhe shumë lojëra edukative. Fëmijët kishin mundësi që të mësojmë si të mbrohen dhe të jenë të sigurt në rast zjarri, tërmeti dhe në rast përmbytjeje.
Dje mësuam se ndonjëherë edhe përveç vëmendjes dhe kujdesit tonë mund të ndodhin fatkeqësi. Por, mësuam edhe si të reagojmë në mënyrën e duhur dhe të shpejtë.
“193 – Alooo, Zjarrfikësja – fëmijët me vëmendje dhe në mënyrë të shpejtë e telefononin numrin e shërbimit të zjarrfikëses, që ishte pjesë e lojës së parë Më larg nga tymi, më larg nga zjarri.
Në lojën e dytë Në vend të sigurt, mësuam se si të mbrohemi në mënyrë të vëmendshme dhe pa panik kur ka tërmet. Nga loja e tretë Përgatitu dhe ngjitu, e dimë se cilat janë punët më të rëndësishme që duhet t’i paketojmë gjatë kohës së përmbytjes.
Loja e katërt Shuaj Zjarrin, ishte gjithashtu shumë interesante dhe e dobishme. Na tregoi se sa e rëndësishme është që të jemi gjithmonë të bashkuar dhe të pajtuar.
Në fund të gjithë fituam diploma për leksionin e përfunduar mirë dhe të mësuar. Ju faleminderit Osiguruvanje Makedonija (Sigurimi Maqedoni) për ditën e shkëlqyer dhe me padurim ju presim përsëri për vizitë.
Назад кон сите новости