Тип на донација
Сума

или

sos pomaga

22 Korrik 2019

Realizimi i ëndrrës për vazhdimin e traditës familjare

Që në moshën më të re, Samiu punonte si ndihmës në dyqanin e të atit, ku mësoi gjithçka rreth zanatit të lëkurave dhe  rrobaqepësisë. Ai gjithmonë kishte  dëshirë që të merret me të njëjtin  zanat si i ati, dhe kështu që për ta vazhduar traditën e familjes, ai vendosi të hapte biznesin e tij të përpunimit dhe korrigjimit të produkteve prej lëkure, gëzofi dhe tekstili.

Përkrah dëshirës së madhe ai nuk kishte njohuri të tjera dhe nuk dinte nga t’ia fillonte, Samiu aplikoi  për projektin Përfshirja Sociale dhe Fuqizimi Ekonomik i Rinisë në Rrezik Social. Si një person i papunë afatgjatë me të ardhura të ulëta nga puna e herë pas hershme, ai plotësonte kriteret e pjesëmarrje për projektin SOS Fshati i fëmijëve.

Në kuadër të projektit, ai fitoi mbështetje mentorimi gjatë zbatimit së të gjitha aktiviteteve të planifikuara: këshillime në karrierë, mbështetje edukative, që konsiston në trajnime në menaxhimin e biznesit të vogël dhe sipërmarrjen, dhe përpunimi i një plan biznesi në bashkëpunim me një mentor. Gjithashtu mori trajnime shtesë në fushën e prerjes dhe qepjes, përmes së cilës fitoi njohuri për dizajn mode dhe mulazh (moulage). Për më tepër, ai fitoi mbështetje financiare në formën e një granti të pakthyeshëm prej 61,500 denarë, me të cilin  furnizoi pajisje dhe materiale të nevojshme për aktivitetet e përditshme.

Samiu hapi punëtori për  prerje dhe qepje të rrobave prej gëzofi, lëkurë dhe tekstil. Gama e produkteve përfshin shitjen e xhaketave prej lëkure, çanta lëkure, tuta, produkte gëzofi dhe ofron korrigjim të veshjeve. Nëpërmjet furnizimit të  makinave të reja për prerje dhe  qepje , ai tani mund ta kryejë punën në mënyrë më cilësore.

“Pjesëmarrja në projekt më ofroi mbështetje të madhe që të filloj biznesin tim. Përmes trajnimeve të projektit, unë fitova njohuri për të udhëhequr biznesin, ta planifikoj më mirë punën dhe  fitova shumë miq të rinj me të cilët unë bashkëpunoj.

Kam në plan ta zgjeroj biznesin tim në një lokacion tjetër në qytetin e Shkupit. Megjithëse numri i zejtarëve në këtë biznes po zvogëlohet për shkak të situatës së tregut dhe për shkak të importit të mallrave të lirë nga jashtë, me punë cilësore dhe këmbëngulje arrij t’i realizoj  qëllimet e përcaktuara për shitje dhe të gjeneroj të ardhura. Jam i njohur tek  klientët e mi dhe ata më shohin si zgjedhja e parë për korrigjimin produkteve prej lëkure, gëzofi dhe tekstili.

Edhe pse është e vështirë, këmbëngulja është një karakteristikë që duhet ndjekur. Biznesi sjell shumë pengesa dhe sfida që duhet të tejkalohen vetëm me këmbëngulje dhe durim. ” – thotë Samiu

Përmes krijimit të një biznesi, Samiu ndihet më i lumtur dhe i përmbushur sepse bën atë që dëshiron,  duke realizuar fitim.

Për momentin, Samiu, së bashku me ndihmësin e tij, arrin që t’i realizojë projektimet nga plani i biznesit për punë fitimprurëse. Ai konsideron se cilësia dhe këmbëngulja janë faktorët kryesorë për sukses, dhe këto vlera ia transmeton edhe ndihmësit të tij.

“Edhe pse kaloj shumë kohë në punë, puna e përfunduar mirë, një klient i kënaqur, të ardhurat dhe  dashuria për biznesin më japin një ndjenjë të përmbushjes dhe lumturisë. Unë u rekomandoj ngrohtësisht që të gjithë të rinjtë, nëse kanë ide dhe njohuri për të punuar në një biznes të veçantë, ta krijojnë biznesin e tyre. ”- këshillon Samiu.

Deri tani, më shumë se 350 të rinj i kanë shfrytëzuar shërbimet për integrim në tregun e punës. Prej tyre, 138 të rinj janë punësuar me sukses, dhe u hapën edhe 57 biznese të vogla që rriten dhe përparojnë me sukses.

Çdo i ri i papunë mund të informohet se si të bëhet përfitues i shërbimeve të këtij projekti.

Kontakt:

Qendra e resurseve – SOS Fshati i Fëmijëve

Adresa: rr. Palmiro Toljati p.n,

1000 Shkup, Kopshti  25 Maj-Klon Iskra

Telefon: +389 (0) 71 370 150