ËSHTË E LEHTË QË TË BËSH MIRË KUR SHUMË TË TJERË NDIHMOJNË - HERMANN GMEINER

ËSHTË E LEHTË QË TË BËSH MIRË KUR SHUMË TË TJERË NDIHMOJNË - HERMANN GMEINER

Vullnetar

BËHU VULLNETAR NË SOS FSHATI I FËMIJËVE MAQEDONI

SOS Fshati i fëmijëve si shoqatë qytetare në pajtueshmëri me ligjin për vullnetarizëm është organizator i punës vullnetare.

Nëpërmjet përfshirjes së vullnetarëve në punën tonë e përmirësojmë dhe e mbështesim cilësinë e punës tonë dhe njëkohësisht e promovojmë vullnetarizmin dhe përgjegjësinë shoqërore tek të rinjtë dhe profesionistët e rinj në komunitet. Njëkohësisht i përforcojmë kapacitet dhe aftësitë e vullnetarëve dhe të njëjtët fitohen me angazhim dhe përvojë vullnetare.

Ku dhe si të aplikoj?

Publikim të njoftimit

SOS Fshati i fëmijëve Maqedoni publikon njoftim për nevojë vullnetarësh në faqen e internetit në pjesën karrierë.

Si të aplikoni

Plotësojeni formën e kontaktit këtu,

ose

Dorëzoni biografinë tuaj të shkurtër në adresën e-mail: volontiraj@sos.org.mk
dhe përmendni se për cilin program aplikoni për vullnetar.

Si është e rregulluar dhe e organizuar puna ime?

SOS Fshati i fëmijëve Maqedoni lidh kontratë për vullnetarizëm me kandidatin e përzgjedhur për vendin e  vullnetarit. Në kontratën për vullnetarizëm definohen edhe shpenzimet që i mbulohen vullnetarit.

Kandidati i përzgjedhur fiton përshkrim të detyrave të punës në formë me shkrim, e njëjta është pjesë e kontratës për punësim dhe njihet me mjedisin e tij rrethues të punës.

Personi përgjegjës i programit e vendos vullnetarin në punë dhe zbaton orientim të shkurtër që përbëhet nga njohja me politikat e organizatës dhe fushën e punës, me të punësuarit në program dhe me kushtet e punës.

Pas përfundimit të vullnetarizmit të vullnetarit i jepet kartelë vullnetari.

Vullnetari mund të dorëzojë kopje zë kartelës së vullnetarit gjatë aplikimit për punësim me çka punëdhënësi do të fitojë informacion për përvojën dhe aftësitë me të cilat aplikoni është fituar gjatë kohës së vullnetarizmit.

Programi vullnetar