Тип на донација
Сума

или

Vizioni dhe misioni

Çdo fëmijë rritet në familje, i rrethuar me dashuri, respekt dhe ndjenjë sigurie.

Ne ndërtojmë familje për fëmijët në rrezik, i ndihmojmë që ta formojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve.

Vizioni dhe misioni

Çdo fëmijë rritet në familje, i rrethuar me dashuri, respekt dhe ndjenjë sigurie.

Ne ndërtojmë familje për fëmijët në rrezik, i ndihmojmë që ta formojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve.

VIZIONI YNË

Çdo fëmijë ka familje

Familja është shtylla e komunitetit. Në të fëmija është i mbrojtur dhe gëzon ndjenjë përkatësie. Këtu fëmijët i mësojnë vlerat, i ndajnë detyrat dhe krijojnë lidhje të përhershme familjare. Atmosfera familjare i jep fëmijës bazë të fortë mbi të cilën do të vazhdojë ta ndërtojë jetën e tij.

Çdo fëmijë rritet me dashuri

Me dashuri dhe vëmendje mjekohen plagët emocionale dhe ndërtohet vetëbesimi. Fëmijët mësohen që të besojnë në vetvete, por edhe tek të tjerët. Me vetëbesimin e tillë fëmija mund t’i njohë dhe t’i realizojë potencialet e tij.

Çdo fëmijë rritet me respekt

Zëri i çdo fëmije dëgjohet dhe kuptohet seriozisht. Fëmijët marrin pjesë në marrjen e vendimeve që merren në jetën e tyre dhe mësohen që ta ndërmarrin rolin udhëheqës në zhvillimin vetjak. Fëmija rritet me respekt dhe dinjitet, si anëtar i dashur dhe i respektuar i familjes së tij dhe komunitetit.

Çdo fëmijë rritet me ndjenjën e sigurisë

Fëmijët janë të mbrojtur nga, abuzimi, neglizhimi dhe shfrytëzimi. Ruhet siguria e tyre gjatë katastrofave natyrale dhe gjatë luftërave. Fëmijët kanë shtëpi, ushqim, mbrojtje shëndetësore dhe arsimin. Ato janë kushtet themelore për zhvillim të shëndetshëm për të gjithë fëmijët.

MISIONI YNË

Ndërtojmë familje për fëmijë në rrezik

Punojmë për fëmijët pa prindër dhe pa kujdes prindëror, fëmijë jetimë, fëmijë të braktisur ose fëmijë familjet e të cilëve nuk janë në mundësi që të kujdesen për ta. Këtyre fëmijëve u japim mundësi që të ndërtojnë lidhje të përhershme familjare. Qasja familjare në SOS Fshati i fëmijëve është e themeluar mbi katër parimet: çdo fëmijë ka nevojë për nënë; ai rritet normalisht me vëllezër dhe motra; në shtëpinë e tij; në kuadër të mjedisit rrethues të shëndetshëm dhe të këndshëm të fshatit.

I ndihmojmë që ta formojnë të ardhmen e tyre

U mundësojmë fëmijëve që të jetojnë në pajtueshmëri me kulturën dhe religjionin e tyre dhe të bëhen anëtarë aktivë në shoqëri. I ndihmojmë fëmijët që t’i njohin dhe t’i shprehin aftësitë. Interesat dhe talentet individuale. Kujdesemi që fëmijët të fitojnë arsimin dhe aftësitë e nevojshme për përshtatjen e suksesshme në shoqëri si anëtarë që kontribuojnë.

Marrim pjesë në zhvillimin e bashkësive të tyre

Marrim pjesë në jetën shoqërore dhe u përgjigjemi nevojave për zhvillim social të fëmijëve dhe të rinjve më të prekur në mënyrë shoqërore. Ndërtojmë institucione dhe programe që kanë tendencën t’i përforcojnë familjet dhe ta parandalojnë braktisjen e fëmijëve. Shoqërohemi me anëtarët e shoqërisë që t’u mundësojmë fëmijëve arsim dhe mbrojtje shëndetësore.