Këtë vit 49 „Vende me zemër“ e SOS Fshati i fëmijëve do ta pasurojnë Shkupin me magji festash.
Këto disa ditë në Shkup shndrit magji festash. Që ta pasurojnë, SOS Fshati i fëmijëve së bashku me 49 “Vende me zemër” i hapën dyert për të gjithë që dëshirojnë të transmetojnë një mesazh të thjeshtë, dhe ajo është që të vegjlit dhe të rinjtë që janë pa prindër dhe në rrezik social nuk janë vetëm.
Në datat 27-të, 28-të dhe 29-të (të enjte, të premtë dhe të shtunë) të muajit dhjetor 2018 Gradina, Get Kafe Aerodrom dhe Kisela Voda, Pastrmajlija Grill House, Sendviçara 7, Pelister, Coffee Factory, Lokal 45, Krug, Skopski Merak, Kantina, Gallery Kafe, Furna, Passion, Bella Vista, Soul Kitchen, Divan bistro, Firma, PLAY City Caffe, Caffe LEE, City Hall, Public room, De Gama, Enriko, Veli Iv, Rustikana, Brown Sugar Bar, Baking Bread, FOUR, Brick bar, Brick eat, Backyard, të gjitha lokalet e Zhito Leb, Kaza, Gostillnica XXL, këndi i lojrave Avantura, këndi i lojrave Imaginarium, Balneum dhe Ekotip e mbështesin misionin e SOS Fshati i fëmijëve se “Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet vetëm”. Në një pjesë të këtyre vendeve vizitorët do të mund të njihen edhe me punën e SOS Fshati i fëmijëve dhe të dhurojnë për ata që kanë më shumë nevojë.
Informacione për vetë aksionin do të gjeni edhe në Facebook në faqen fan Vend me zemër.