ASNJË FËMIJË NUK DUHET TË RRITET VETËM

ASNJË FËMIJË NUK DUHET TË RRITET VETËM

Strategjia

Thuajse përvojë 70 vjeçare në mbështetjen e fëmijëve pa kujdes prindëror dhe ata që janë të ekspozuar në rrezikun për ta humbur kujdesin e familjeve të tyre, na mundësuan kuptim të thellë për atë se si të kujdesemi për fëmijët dhe si të ndihmojmë në parandalimin e shpërbërjes së familjeve. Këtë e bëjmë nëpërmjet partneriteteve inovative dhe efektive me donatorë, komunitete, qeveri dhe organizata të tjera.

Strategjia jonë 2030 na ndihmon që t’i përgjigjemi nevojave të ndryshueshme në komunitetet ku punojmë, duke i vënë fëmijët të cilët janë në rrezik më të madh social, në qendrën e të gjitha aktiviteteve tona. Në shtator të vitit 2015, liderët e 193 shteteve u obliguan në plan 15-vjeçar për aksion qëllimi i të cilit është përmirësimi i jetës së njerëzve, mbrojtje të planetit dhe ndërtim të prosperitetit. Agjenda për zhvillim të qëndrueshëm nga viti 2030 përmban 17 qëllime për zhvillim të qëndrueshëm (SDG) që t’i vihet fund varfërisë, që të luftohet kundër pabarazisë dhe padrejtësisë, të garantohet qasja tek arsimi cilësor dhe punë të denjë dhe të përballohet me ndryshimet klimatike.

SOS Fshatrat e fëmijëve punojnë me partnerë dhe shtete që t’i arrijnë qëllimet e SDG me ndikimin më të madh mbi fëmijët dhe të rinjtë në pozicion jo të favorshëm. Punojmë në mënyrë të përkushtuar me dhe për fëmijët që e kanë humbur ose janë në rrezik për të humbur kujdesin prindëror. Këta fëmijë janë veçanërisht të prekshëm dhe të ekspozuar ndaj vuajtjes nga padrejtësia dhe shpeshherë i humbasin të drejtat themelore si fëmijë. Cilësia e fëmijërisë është kyçe për zhvillimin e ardhshëm të individëve, por edhe për të gjitha shoqëritë. Strategjia jone lidhet direkt dhe kontribuon për fushat kyçe të SDG, siç janë varfëria, pabarazia, arsimi, shëndetësia, mbrojtja sociale dhe fëminore dhe punë të denjë.