Тип на донација
Сума

или

Често поставувани прашања

Hermann Gmeiner është themeluesi i SOS Fshatrave të fëmijëve, pas Luftës së dytë botërore, në vitin 1949 kur fshati i parë SOS Fshat i fëmijëve u ndërtua në Imst, Austri. Qëllimi i tij ishte që fëmijët, që për shkak të luftës i kanë humbur familjet e tyre, të rriten në mjedis rrethues të ngrohtë familjar, të rrethuar me dashuri dhe siguri. Shtëpia e parë e ndërtuar në fshat e ka emrin “Shtëpia e paqes”.

Kur Qendra kompetente për punë sociale do të vërtetojë se kushtet në të cilat fëmija në kuadër të familjes rritet, nuk janë në interes të tij dhe se në kushte të tilla nuk respektohen të drejtat e fëmijës, ose kur prindërit e fëmijës nuk janë gjallë, qendra merr vendim për përkujdesjen e fëmijës në formë kujdesi alternative - SOS familje kujdestare.

Vendimi nëse fëmija do të merret për përkujdesje në SOS familjen kujdestare e merr Qendra kompetente për punë sociale në bashkëpunim me SOS Fshatin e fëmijëve.

Për fëmijët kujdesen kujdestarë të licencuar që kalojnë program trajnimi gjithëpërfshirës sipas metodologjisë ndërkombëtare PRIDE për kujdestarë, dhe kanë mbështetje të vazhdueshme vijuese gjatë kohës së kujdesjes, nga ekip profesional i psikologëve, pedagogëve, punëtorëve socialë, logopedë, defektologë etj.

Meqënse kujdestarë ligjorë të fëmijëve që rriten në SOS familjet kujdestare, janë qendrat për punë sociale, ata janë gjithashtu të ngarkuar për vendimin se çfarë kujdesi është i interesit më të mirë për çdo fëmijë individualisht. Nëse jeni të interesuar për adoptim, ju lutemi ta kontaktoni Qendrën për punë sociale në Komunën tuaj.

Që nga viti 2007 mundësojmë mbështetje për fëmijë që janë në rrezik për ta humbur kujdesin nga familjet e tyre biologjike që jetojnë në rrezik social. Programi për parandalim social realizohet nëpërmjet - “Qendrave këshillimore për prindër dhe fëmijë” që funksionojnë në komunat Shuto Orizar dhe Gazi Baba. Qëllimi i qendrave këshillimore është që t’i përforcojnë kapacitetet e familjeve për kujdes cilësor dhe mbrojtje të fëmijëve të tyre dhe të ofrojnë mbështetje intervenuese për fëmijët dhe prindërit në krizë.

Duke na mbështetur, Ju na mundësoni që të sigurojmë kujdesin më cilësor për fëmijët, që ata të rriten në shtëpi të ngrohtë, të rrethuar me dashuri dhe mbështetje prindërore. Ju na ndihmoni që t’i nxitim që t’i zhvillojnë në mënyrë të lirë kapacitetet e tyre, t’i përgatitim për sfidat që jeta i sjell me vete, dhe tu mundësojmë që të bëhen njerëz të rinj të suksesshëm që kontribuojnë në mënyrë aktive në shoqërinë tonë. Lexoni më shumë këtu: https://bit.ly/2Q5TmdC

Ndonjëherë prindërit nuk mund të kujdesen vetë për fëmijët e tyre, ndonjëherë fëmijët i humbasin prindërit e tyre ose asnjëherë nuk fitojnë mundësi që t’i njohin - ata janë fëmijë të cilëve u nevojitet mbështetja juaj. Çdo ditë. Me mbështetjen tuaj së bashku do të sigurojmë kujdes cilësor afatgjatë për përafërsisht 300 fëmijë nga Republika e Maqedonisë. Në interes të fëmijëve kujdesi i të cilëve na është besuar ne, obligohemi që të gjitha mjetet e fituara financiare dhe materiale t’i përdorim në mënyrë të rregullt, të përgjegjshme dhe transparente. Standardet dhe politikat tona i përshkruajnë si cilësia në kujdesin për fëmijët, ashtu edhe mënyra e shpenzimit të mjeteve financiare dhe materiale. Në atë drejtim, bëjmë veçanërisht kujdes që puna janë të jetë financiarisht transparente, dhe zbatojmë rregullisht kontrolle të brendshme dhe të jashtme financiare.