Тип на донација
Сума

или

Projekt për përforcimin e të rinjve

Qëllimi i projektit për Inkluzion social dhe përforcim ekonomik të të rinjve dhe çifteve të reja martesore është që të kontribuojmë në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme socio-ekonomike të njerëzve të rinj dhe familjeve në rrezik në qytetin e Shkupit, veçanërisht në komunën Gazi Baba nëpërmjet përfshirjes së tyre të zmadhuar në shoqëri dhe qëndrueshmëri financiare.

KË NDIHMOJMË?

Të rinj në moshën nga 29 vjeç dhe prindër të rinj në moshën deri 35 vjeç që janë në rrezik social.

SI VEPROJMË?

  • I përforcojmë kapacitetet e të rinjve, me çka sigurojmë qasje në tregun e punës dhe japim mbështetje, ku qëllimi përfundimtar është punësimi i të rinjve;
  • Ndihmojmë gjatë zhvillimit të idesë së biznesit në planin konkret të biznesit dhe japim grante për hapjen dhe fillimin e bizneseve të vogla;
  • Ofrojmë mbështetje psikologjike, me çka zmadhohet vetëbesimi personal tek të rinjtë dhe krijohet qëndrim pozitiv ndaj të ardhmes dhe ndryshimeve.
  • Në këndin tonë të fëmijëve mundësojmë arsim dhe edukim të fëmijëve të përdoruesve tanë në moshën nga 3 – 6 vjeç; që të fitohen me njohuri, aftësi dhe zakone, dhe ofrojmë dhe këshillojmë edhe edukim të prindërve për rritje dhe zhvillim të rregullt të fëmijëve.

Me projektin për Inkluzion social dhe përforcim ekonomik të të rinjve dhe çifteve të reja martesore në rrezik social janë përfshirë njerëz të rinj ose familje në territorin e qytetit të Shkupit, me fokus në komunën Gazi Baba.

Të rinjtë kanë mundësi që të fitojnë mbështetje për punësim ose vetëpunësim, nëpërmjet pjesëmarrjes në trajnime për aftësi “të buta”, aftësi themelore ose të përparuara kompjuterike, trajnime për arsimin financiar, mundësi për kualifikim ose kualifikim të mëtejshëm, praktikë, si edhe mbështetje në zhvillimin e idesë së biznesit, bërjen e planit të biznesit dhe mundësim e ndihmë konkrete që të fillohet biznes i vogël.

Përveç fitimit të njohurive dhe aftësive të reja, ekipi i projektit punon për zmadhim të vetëbesimit tek të rinjtë dhe krijim të qëndrimeve pozitive ndaj të ardhmes dhe ndryshimeve. Pritet si rezultat i këtij intervenimi të përgjithshëm  në tregun e punës, si pjesëmarrës së barabartë që të përfshihen rreth 300 persona në rrezik social, me çka, do ta përmirësojë në mënyrë afatgjatë gjendjen e saj socio – ekonomike dhe do të integrohen në shoqëri. Në mënyrë plotësuese, prindërit do të fitohen me njohuri dhe aftësi që të jenë prindër të mirë, me çka do të veprohet në rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve të tyre.

 

 

Na kontaktoni:

QENDRA E RESURSEVE PËR PRINDËR DHE FËMIJË

GAZI BABA

Rr. Palmiro Toljati  pn, 1000 Shkup

Kopshti 25 Mаj-Klon Iskra

tel. +389(0)2 2533 828

Успешни приказни Успешни приказни