Në kuadër të Projektit për mbështetje intervenuese të fëmijëve dhe familjeve refugjatë që e filluam në gusht të vitit 2015 dhe zgjati deri në fund të vitit 2017 implementuamtre lloje të mbështetjes në të dyja lokacionet e transitit në Maqedoni, Qendra e transitit Tabanovc – Kumanovë dhe Qendra e Transitit Vinojug – Gjevgjeli.
Projekti për aktivitete intervenuese ishte zhvilluar dhe filloi me aktivitete në muajin gusht – shtator të vitit 2015. Me mbështetjen e organizatës ndërkombëtare SOS Fshatrat e fëmijëve Ndërkombëtar ishte i mbështetur në mënyrë financiare nga asociacionet për promovim dhe mbështetje: SOS Fshatrat e fëmijëve Suedi, SOS Fshatrat e fëmijëve Holandë, SOS Fshatrat e fëmijëve Norvegji, SOS Fshatrat e fëmijëve Spanjë, SOS Fshatrat e fëmijëve Danimarkë dhe Fondacioni Hermann Gmeiner fond nga Gjermania.
SOS Fshati i fëmijëve e implementoi këtë projekt në kuadër të qendrave kombëtare të transitit për refugjatë në Republikën e Maqedonisë, domethënë Qendra e transitit për refugjatë Vinojug – Gjevgjeli dhe Qendra e Transitit për refugjatë Tabanovc – Kumanovë. Në mënyrë plotësuse, një pjesë e aktiviteteve të projektit ishin të mbështetura në mënyrë financiare nga ana e zyrës së UNICEF në Maqedoni, agjencia Suedese për zhvillim dhe bashkëpunim, Fondacioni “Së bashku në aksion”, Radiohalpen – Suedi dhe Fondacioni Akelius
Grupet qëllimore në kuadër të projektit ishin:
- Fëmijë, veçanërisht fëmijë dhe të rinj pa shoqërim
- Persona të rinj (veçanërisht femra)
- Nëna me fëmijë (veçanërisht fëmijë të paushqyer)
- Gra shtatzëna
- Të rritur që kishin nevojë për ndihmë mjekësore ose çfarëdo lloj mbështetjeje themelore
Projekti përbëhej nga disa lloje aktivitetesh të ndara në 4 komponentë kyçë:
- Mbrojtje të fëmijëve
- Mundësim të komunikimit të pandërprerë të qasjes së internetit për refugjatët
- Ndihmë dhe mbështetje në ushqim dhe produkte jo ushqimore për të gjithë grupin
- Sigurim të kushteve për transit dhe qëndrim të pandërprerë të grupit qëllimor në kuadër të qendrave të pranimit
Analiza krahasuese tregoi se në vitin 2016 SOS Fshati i fëmijëve Maqedoni ka siguruar shërbime për 48,6%, domethënë për 43.623 nga numri i përgjithshëm i refugjatëve të regjistruar që ishte 86.623. Ku arritëm sukses që në mënyra të ndryshme t’i ndihmojmë dhe t’i mbështesim 95% të fëmijëve në moshën nga 0 deri 18 vjeç dhe 53% të nënave që kaluan në Republikën e Maqedonisë.
Aktivitetet në kuadër të kësaj komponente zbatohet në SOS Këndin miqësor për mbështetje të fëmijëve në Qendrën e Transitit Tabanovc – Kumanovë. Këndi miqësor për mbështetje të fëmijëve në Tabanovc funksionoi nga data 19 nëntor e vitit 2015 deri më 31 dhjetor të vitit 2017, me 24 të punësuar dhe 3 vullnetarë, në 3 turne, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Aktivitetet për mbështetje të fëmijëve ishin të ndara në disa ekipe, të udhëhequra nga koordinatori i turnit.
Pesë përkthyes (Arabisht – Maqedonisht – Anglisht – Arabisht) e mbështesin punën e të punësuarve në Këndin miqësor për mbështetje të fëmijëve. Këndi miqësor për mbështetje të fëmijëve siguroi mbështetje psikologjike- sociale për fëmijët, prindërit dhe familjet, dhe kishte qëllim mirëqenien e fëmijëve dhe personave të rinj nëpërmjet aktiviteteve të organizuara dhe të strukturuara të zbatuara në mjedis të sigurt, miqësor dhe stimulues.
Përdoruesit primarë të këndit miqësor për mbështetje të fëmijëve janë fëmijë nga mosha 0 deri në 18 vjeç, domethënë fëmijë pa shoqërim dhe fëmijë të ndarë, pastaj persona të rinj, nëna me fëmijë (fëmijë veçanërisht të sëmurë / të paushqyer) dhe gra shtatzëna dhe gra që ushqejnë me gji.
Përveç asaj, në vitin 2016 SOS Fshati i fëmijëve Maqedoni, domethënë ekipi i këtij projekti filloi me sigurimin e programit të strukturuar edukativ joformal për fëmijë deri në 18 vjeç dhe program të veçantë edukativ për fëmijë në moshën shkollore që kishte për qëllim që t’i përgatisë për përfshirjen e mëtejshme në sistemin e arsimit themelor në Maqedoni. Ky program ishte krijuar me mbështetje nga Ministria e punës dhe mirëqenies sociale sipas drejtimeve të Ministrisë së arsimit dhe shkencës.
Në kuadër të kësaj komponente, SOS Fshati i fëmijëve siguroi 62.141 shërbime për 43.623 përdorues në vitin 2016. Nën kushte nënkuptojmë shërbime psikologjike – sociale për mbështetje, ndihmë edukative dhe humanitare në ushqim dhe veshje dhe mjete higjienike. Në mënyrë të detajuar, kjo përfshiu: 3.680 shërbime për fëmijë nga 0 deri 2 vjeç: 29.023 shërbime për fëmijë nga 2 deri 18 vjeç: 190 shërbime për gra shtatzëna: 10.391 shërbime për nëna: 415 shërbime për fëmijë dhe gra që kishin nevoja plotësuese dhe specifike.
Këndet ICT në Tabanovc dhe Vinojug Gjevgjeli punonin gjithashtu nga viti 2015. Këndet ICT në të dyja qendrat e transitit siguronin shërbime që kishin për qëllim që ta parandalojnë ndarjen nga familja, të sigurojnë bashkim familjar dhe qasje në informacione të besueshme edhe deri në kanale komunikimi. Në kuadrin e tyre, SOS Fshati i fëmijëve siguron internet Wi-Fi pa pagesë dhe mbështetje IT siç është përdorimi i kompjuterit dhe printerit/skanerit/fotokopjes dhe hapësirë të lirë për mbushjen e baterive sipas nevojave të refugjatëve.
Në vitin 2016, siguruam shërbime për 72.170 persona, nga të cilët 10.500 gra, 32.150 persona të rinj dhe 29.470 burra. SOS Fshati i fëmijëve siguroi 146.230 produkte ushqimore dhe joushqimore, duke përfshirë: xhupa dimri, kapele për fëmijët dhe bebet, çizme, bluza, paketa higjienike për fëmijë dhe foshnja (sapunë, shampo, facoleta të njoma, furça për dhëmbë) dhe veshje të brendshme. Sigurimi i produkteve ushqimore dhe joushqimore realizohej rregullisht nëpërmjet bashkëpunimit me Kryen e Kuq të Maqedonisë. SOS Këndi fëminor gjatë të gjithë krizës ishte anëtare e të gjitha trupave koordinuese përgjegjëse për krizën e refugjatëve, siç janë.
- Njësia kryesore për koordinim të krizës së emigrantëve – Qendra për menaxhimin me kriza e RM
- Mbrojtja e fëmijëve / aktivitete / shërbime në këndin miqësor për mbështetje të fëmijëve – UNICEF, Niveli kombëtar Shkup
- Koordinimi për mbrojtje të grupit 0 UNCHR, Niveli kombëtar Shkup
- Produkte jo ushqimore / Përgatitja për dimër – Ministria e punës dhe mirëqenies sociale
- Komunikimi / PR grup për Tabanovc – CRS Shkup
- Koordinimi për Tabanovc – Qendra për menaxhimin me kriza – Kumanovë
- Koordinim për Vinojug – Qendra për menaxhimin me kriza – Gjevgjeli
- Ndërtim të kapaciteteve për mbrojtjen e fëmijëve 0 UNICEF, Niveli kombëtar, Shkup
- Njësi për koordinim për zhvillimin e programeve për arsim joformal të fëmijëve deri 18 vjeç – Ministria e punës dhe politikës sociale e Republikës së Maqedonisë