Тип на донација
Сума

или

I PËRFORCOJMË KAPACITETET E FAMILJEVE PËR KUJDES DHE MBROJTJE CILËSORE PËR FËMIJËT E TYRE DHE OFROJMË MBËSHTETJE INTERVENUESE PËR FËMIJËT DHE PRINDËRIT NË KRIZË

I PËRFORCOJMË KAPACITETET E FAMILJEVE PËR KUJDES DHE MBROJTJE CILËSORE PËR FËMIJËT E TYRE DHE OFROJMË MBËSHTETJE INTER..

Program për Parandalim social

Nga viti 2007 SOS Fshati i fëmijëve Maqedoni mundëson mbështetje të fëmijëve që janë në rrezik për ta humbur kujdesin nga familjet e tyre biologjike që jetojnë në rrezik social. Programi për përforcimin e familjeve realizohet nëpërmjet – “Qendrave këshillimore për prindër dhe fëmijë” që funksionojnë në komunat Shuto Orizar dhe Gazi Baba.

Qëllimi i qendrave këshillimore është që t’i përforcojnë kapacitetet e familjeve për kujdes cilësor dhe mbrojtje të fëmijëve të tyre dhe të ofrojnë mbështetje intervenuese për fëmijët dhe prindërit në krizë.

Për arritjen e qëllimit, punojmë për:

  1. Lehtësim të qasjes tek të drejtat e fëmijëve për mbijetesë dhe zhvillim, mbrojtje dhe pjesëmarrje. Kjo përfshin mbështetje edukative, mbështetje në ushqim, sigurim të shëndetit të tyre fizik, psikologjik -social dhe emocional dhe avancimin e kushteve jetësore.
  2. Përforcim të kapaciteteve prindërore për mbrojtje dhe kujdes për fëmijët. Kjo përfshin zhvillim të aftësive dhe dijeve prindërore, sigurim për ekzistim të burimit dhe resurseve stabile që do t’i sigurojnë nevojat zhvilluese të fëmijëve të tyre tani dhe në të ardhmen, dhe sigurim për disponimin efikas me resurset e tyre. Me këto resurse, fëmijët janë të mbështetur nëpërmjet familjeve të tyre.
  3. Ndikojmë mbi sisteme për mbështetje të fëmijëve të prekshëm dhe familjet e tyre në komunitet. Mbështetje u jepet anëtarëve të bashkësisë (dhënësve relevantë të shërbimeve ose anëtarë të tjerë të interesuar të komunitetit) që të vetorganizohen dhe të jenë në gjendje që të zhvillojnë dhe të mirëmbajnëzgjidhje vetjake për nevojat e fëmijëve dhe familjeve të prekshme. Me këto kushte, fëmijët janë të mbështetur nëpërmjet komuniteteve të tyre.

Parakusht për mbështetje efikase të fëmijëve dhe familjet e tyre janë partnerët dhe bashkëpunëtorët e organizatës sonë, dhe para së gjithash Qendrat për punë sociale dhe komunat, me ndihmën e së cilave qarkohet procesi i mbështetjes së familjeve në rrezik. Deri tani, nëpërmjet këtij programi kemi mbështetur më shumë se 281 familje dhe 813 fëmijë.

 

 

Na kontaktoni:

QENDRA KËSHILLIMORE PËR PRINDËR DHE FËMIJË

SHUTO ORIZARI

Rr. Indira Gandi

nr.29 lokal, 1000 Shkup

tel. +389(0)2 2651 653

 

QENDRA E RESURSEVE PËR PRINDËR DHE FËMIJË

GAZI BABA

Rr. Palmiro Toljati pn, 1000 Shkup

Kopshti 25 Maj – Klon Iskra

tel. +389(0)2 2533 828