KRIJOJMË MJEDIS RRETHUES TË SHËNDETSHËM DHE TË SIGURTË PËR FËMIJËT DHE U MUNDËSOJMË PËRDITË SHTËPI TË NGROHTË, DASHURI E PËRKUJDESJE DHE MUNDËSI PËR RRITJE DHE ZHVILLIM TË RREGULLT.

KRIJOJMË MJEDIS RRETHUES TË SHËNDETSHËM DHE TË SIGURTË PËR FËMIJËT DHE U MUNDËSOJMË PËRDITË SHTËPI TË NGROHTË, DASHUR..

Program për mbështetje të familjeve kujdestare dhe zhvillim të fëmijëve

Programi për mbështetje të familjeve kujdestare dhe zhvillim të fëmijëve, i vendosur në lagjen Çento, nëpërmjet ekipit të tij multi-disciplinar të përbërë nga punëtorë socialë, psikologë, pedagogë dhe ekip administrativ dhe logjistik, sot mbështet 14 SOS familje dhe 59 fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror. Çdo familje funksionon me mbështetje të një kujdestari, ose çift martesor kujdestarësh, që jetojnë në shtëpi familjare dhe sigurojnë kujdes 24 orë për maksimumin 5 fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror.

Nëpërmjet mbështetjes që u jepet kujdestarëve sigurohet mjedis i shëndetshëm dhe i sigurt për fëmijët dhe u mundësohet shtëpi e ngrohtë, dashuri dhe kujdes si edhe mundësi për rritje dhe zhvillim të rregullt.

Fëmijët, gjithashtu, janë të mbështetur nëpërmjet sigurimit të mbështetjes psikologjike -sociale, mbështetjes edukative, përfshirje në aktivitete sportive, manifestime kulturore, punëtori kreative dhe ekskursione dhe kampe verore, që të integrohen më mirë në komunitet dhe ta zhvillojnë potencialin e tyre maksimal. Gjithashtu, veçanërisht bëhet kujdes për marrëdhëniet e tyre me prindërit biologjikë, ose të afërm të ngushtë dhe mundësohet vazhdimësi në kontaktet dhe takimet me ta, nëse ajo ndikon në mënyrë pozitive mbi zhvillimin e fëmijëve.

Programi i SOS Fshati i fëmijëve vazhdon të ekzistojë dhe të funksionojë në bashkëpunim të ngushtë me organizata të tjera dhe partnerë që punojnë në fushën e kujdesit dhe mbrojtjes së fëmijëve, por partnerë strategjikë kyçë janë Ministria e punës dhe mirëqenies sociale, Enti për veprimtari sociale dhe Qendrat për mbrojtje sociale nëpërmjet të cilave kryhet pranimi i fëmijëve.

 

Na kontaktoni:

SOS FSHATI I FËMIJËVE SHKUP

Finska 131, 1000 Shkup

tel. +389 (0)2 2535 010

e-mail: selo@sos.org.mk