Me qëllim pavarësinë e suksesshme dhe në kohë të personave të rinj për jetë të pavarur, SOS Fshati i fëmijëve zbaton program për kujdesin për të rinjtë. Kujdesi për të rinjtë realizohet në katër njësi banesore nga të cilat dy janë të lokalizuara në shtëpi familjare në lagjen Radishan, dhe dy të tjerat janë në lagjen Bardovc, që kanë kapacitet për përkujdesje, për gjithsej 28 të rinj.
Programi për kujdesin për të rinjtë është model përkujdesjeje në pajtueshmëri me konceptin SOS për kujdes për personat e rinj dhe normat pozitive ligjore. Në kuadër të këtij programi të rinjtë mësojnë për përgjegjësi për shpërndarjen e financave personale, menaxhimin me shtëpinë, kujdes për shëndetin vetjak fizik dhe mendor. Theks i veçantë i vihet mbështetjes në arsim, si edhe marrjen e vendimit të duhur për të ardhmen e tyre, zgjedhja e profesionit, fakultetit, ose kualifikim shtesë nëse është i nevojshëm. Të gjithë këtë të rinjtë e bëjnë me ndihmë dhe këshillim nga ana e bashkëpunëtorëve (mentorëve) profesionistë që u mundësojnë kujdes 24 orë dhe u japin mbështetje në procesin e pavarësisë së tyre.
PROGRAM PËR JETË GJYSMË – TË PAVARUR – Gjatë funksionimit të tij shumëvjeçar, duke u rritur dhe duke u pjekur, mësuam se të rinjtë pa kujdes prindëror, si edhe të rinjtë në rreziqe të ndryshme sociale, kanë nevojë për ndihmë për arritjen e pavarësisë dhe ajo në fushat e: banimit, fitimit të aftësive profesionale dhe “të buta”, përfshirje në tregun e punë për integrim më të shpejtë dhe më të lehtë në mjedisin social.
Programi SOS për jetesë gjysmë të pavarur i mbështet të rinjtë në fillimin e jetës së tyre të pavarur dhe i ndihmon që të arrijnë pavarësi të plotë.
Ky program është faza e fundit në kujdesin dhe mbështetjen që Organizata SOS e siguron për fëmijët pa kujdes prindëror. Qëllimi i përgjithshëm i kësaj faze është kalim i papenguar në jetë plotësisht të pavarur që personi i ri është tërësisht i aftë që të ndërmarrë përgjegjësi të plotë për jetën personale. Kjo fazë vjen pas kujdesit dhe përkujdesjes në familjen kujdestare ose në Programin SOS për kujdes për të rinj dhe zgjat të shumtën 3 vjet (ose më shumë për nxënës dhe studentë, në varësi të natyrës së studimeve), ku organizata SOS tërhiqet nga mbështetja dhe personi i ri bën jetë plotësisht të pavarur.
Qëllimet specifike të mbështetjes së personave të rinj në PPNZH janë: Sigurimi i punësimit të përhershëm/stabil dhe të ardhura të rregullta; Fitim të banimit përkatës dhe ndërmarrjen e plotë të kontrollit dhe përgjegjësisë për jetën personale.
Deri tani, nëpërmjet këtij programi kemi mbështetur 31 njerëz të rinj nga të cilët 13 janë të punësuar dhe të pavarur, 19 janë studentë, 3 po e përfundojnë arsimin e mesëm, dhe 4 kërkojnë punë në tregun e punës.
Na kontaktoni:
PROGRAMI SOS PËR KUJDESIN E TË RINJVE – RADISHANI
Rr. Butelska 6/8
tel. +389(0)2 2670087
e-mail: selo@sos.org.mk
PROGRAM SOS PËR KUJDESIN E TË RINJVE – BARDOVCI
Rr. 6 Nr.25
Tel. +389(0)2 3094661
e-mail: selo@sos.org.mk