Тип на донација
Сума

или

Transparenca është element vital në kulturën tonë organizative. Ajo na mundëson që të mësojmë nga puna jonë dhe njëri nga tjetri. Ajo është guri i themelit mbi të cilin mbështetet besimi që donatorët tanë, partnerët tanë dhe veçanërisht fëmijët me të cilët punojmë, e kanë tek ne.

Transparenca është element vital në kulturën tonë organizative. Ajo na mundëson që të mësojmë nga puna jonë dhe njëri ..

Përgjegjësi

SOS Fshati i fëmijëve Maqedoni është partner në të cilin mund të mbështeteni. Ne ndërtojmë marrëdhënie besimi me donatorët dhe partnerët tanë që na mbështesin në plotësimin e misionit që asnjë fëmijë të mos rritet vetëm. Përgjegjësia jonë më e madhe është ndaj fëmijëve dhe të ardhmes së tyre, dhe atë e bëjmë duke siguruar standarde të larta në kujdesin për ta.

SOS Fshati i fëmijëve Maqedoni është i rrënjëzuar në mënyrë lokale dhe i lidhur me komunitetin në të cilin veprojmë. Kjo siguron nivel të lartë të efikasitetit dhe i bën aktivitetet tona të dukshme dhe të disponueshme për publikun e gjerë.

Në interes të fëmijëve kujdesi i të cilëve na është besuar neve, obligohemi që të gjitha mjetet e fituara financiare dhe materiale t’i përdorim në mënyrë të rregullt, të përgjegjshme dhe me respekt. Standardet dhe politikat tona i përshkruajnë si cilësia në kujdesin për fëmijët, ashtu edhe mënyra e shpenzimit të mjeteve financiare dhe materiale. Në atë drejtim, bëjmë veçanërisht kujdes që puna jonë të jetë financiarisht transparente, dhe zbatojmë rregullisht kontrolle të brendshme dhe të jashtme financiare.

Auditimi financiar i punimit, tashmë për shumë vjet e zbaton Shtëpia ndërkombëtare e auditimit  Gran Thornton  dhe raportet financiare për punën tone fitojnë rregullisht notë pozitive nga audituesit e jashtëm financiar.

Raportet vjetore