Тип на донација
Сума

или

Partneritete institucionale

Si organizatë që është e shqetësuar për mirëqenien e të gjithë fëmijëve, SOS Fshati i fëmijëve punon vazhdimisht në avancimin e kushteve të saj dhe mbështetjen që e jep, po njëkohësisht bën edhe përpjekje që të përmirësohet edhe qasja e shërbimeve shtetërore për përdoruesit e tyre, inicion shërbime të reja sociale, përfshihet në rrjete, platforma dhe partneritete për avancimin e rregullores ligjore që e prek grupin qëllimor.

Në vitet e kaluara, ngritëm më shumë iniciativa, në mënyrë të pavarur dhe me partnerë, për përmirësimin e masave për punësimin e fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror, zmadhim të kompensimit për përkujdesjen e fëmijëve, ndryshime dhe avancime në Rregulloren për jetesë të organizuar me mbështetje, realizuam analizë krahasuese të standardeve për kujdes alternativ, morëm pjesë në zhvillimin e strategjisë kombëtare për persona të rinj në partneritet me Koalicionin “Sega” (Tani).

SOS Fshati i fëmijëve ishte iniciator për krijimin e Platformës joformale të organizatave dhe institucioneve në komunën Gazi Baba, për përmirësimin e situatës së familjeve dhe fëmijëve në rrezik social. E dhamë kontributin tonë dhe si anëtarë të trupit koordinues, grupi – i fokusit dhe grupet e punës në fushat prioritare arsim dhe punësim dhe mbështetje para punësimit të personave të rinj. Ishim pjesëmarrës aktivë në procesin e krijimit të strategjisë lokale për persona të rinj në komunën Gazi Baza për vitet 2016 – 2020, si edhe Strategjisë Kombëtare për persona të rinj, viti 2016 – 2020.