Partneret korporative

Në SOS Fshati i fëmijëve besojmë në përgjegjësinë shoqërore dhe ndikimin e komunitetit të biznesit në Maqedoni.

Falë mbështetjes së miqve të dashur së bashku i ndryshojmë jetët fëminore dhe krijojmë mundësi për fëmijët që në jetë nuk kanë pasur mundësi që të gëzohen me fëmijëri të lumtur dhe të ëndërrojnë për të ardhme të suksesshme.

Kujdesi ynë është afatgjatë dhe prandaj jemi të vetmit që mund të themi se kemi mbikëqyrur njerëz të rinj të mirë, të ndershëm dhe të suksesshëm dhe se i kemi ruajtur familjet së bashku.

Sigurisht, të gjithë këtë nuk mund ta arrijmë vetëm, është e domosdoshme mbështetja juaj.

Duke na mbështetur, ju na mundësoni që të sigurojmë kujdesin më cilësor për fëmijët, që ata të rriten në shtëpi të ngrohtë, të rrethuar me dashuri dhe mbështetje prindërore. Ju na ndihmoni që t’i nxitim që t’i zhvillojnë në mënyrë të lirë kapacitetet e tyre, t’i përgatitim për sfidat që jeta i sjell me vete, dhe t’u mundësojmë që të bëhen njerëz të rinj të suksesshëm që kontribuojnë në mënyrë aktive në shoqërinë tonë.

Pse duhet të na zgjidhni neve?

  • Sepse Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet i vetëm
  • Sepse kemi traditë 69 vjeçare si organizatë ndërkombëtare dhe 16 vjet përvojë në Maqedoni në përkujdesjen e fëmijëve dhe të rinjve pa prindër dhe pa kujdes prindëror dhe mbështetje të familjeve të ekspozuara në rrezik.
  • Si organizatë ne kontribuojmë në mënyrë direkte ndaj arritjes së qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm 2030
  • Sepse jemi të gatshëm, së bashku me ju, nëpërmjet kreativitetit dhe krijimit të strategjisë së përbashkët, pa dallim nëse jeni biznes i vogël apo kompani multinacionale.

Përfitimi juaj

  • Investoni në të ardhmen e fëmijëve
  • Kontribuoni në ndërtimin e shoqërisë sociale
  • I motivoni të punësuarit dhe e zmadhoni krenarinë dhe lojalitetin e tyre ndaj kompanisë
  • E demonstroni dhe përforconi përgjegjësinë tuaj korporatave shoqërore
  • Bëheni partner i organizatës ndërkombëtare stabile dhe të mirënjohur për zhvillim social

Si mund të ndihmoni?

  • Bëhuni kompani mik i SOS Fshati i fëmijëve
  • Bëhuni sponsor i familjes SOS
  • Sponsoroni një nga programet: SOS Fshati i fëmijëvePërforcim të familjeveSOS program për kujdesin për të rinjtë
  • Vullnetarizëm korporativ
  • I motivoni të punësuarit tuaj që të dhurojnë direkt nga rroga edhe ju e dyfishoni atë shumë.
  • Dhuroni produkte dhe shërbime
  • Markoni produktin ose shërbimin tuaj me logon e SOS Fshati i fëmijëve dhe dhuroni një pjesë  nga të ardhurat
  • Porositni kartolina për vitin e ri

 

Na kontaktoni për më shumë informacione:

Aleksandra Spasevska

Ekspert për sigurimin e fondeve dhe komunikimeve

aleksandra.spasevska@sos.org.mk

tel. +389 (0)72 220 038