Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të kontribuojë ndaj zmadhimit të qëndrueshmërisë financiare të organizatave qytetare në Maqedoni nëpërmjet krijimit të mjedisit të favorshëm ligjor për kontrata sociale. Projekti Nëpërmjet kontratave sociale në qëndrueshmëri ishte zbatuar ndërmjet muajit nëntor të vitit 2015 dhe qershor të vitit 2017.
Kontrata sociale nënkupton që qeveria dhe institucionet e tjera qeveritare t’i decentralizojnë dhe delegojnë një pjesë të detyrave të tyre si dhënës së shërbimeve sociale për grupet e prekshme, subjekteve të tjera (psh. organizatat qytetare) dhe buxheti që është parashikuar për zbatimin e atyre aktiviteteve të shpërndahet dhe tek dhënës të tjerë të shërbimeve sociale.
Në kuadër të projektit u zbatua analizë krahasuese për rregulloren në fushën e kontratave sociale në fushën e ndihmës sociale në Maqedoni, dhe shtetet e tjera në rajonin e Evropës Juglindore dhe vendet nga Bashkimi Evropian. Raporti i kësaj analize ishte prezantuar para më shumë se 120 përfaqësuesve nga institucione publike në fushën e mbrojtjes sociale, qendrat rajonale për punë sociale, vetëqeverisjen lokale dhe organizatat qytetare nëpër Republikë. Në pajtueshmëri me rekomandimet e ekspertëve të përfshirë në projekt, si edhe në pajtueshmëri me gjetjet dhe rezultatet nga Analiza krahasuese, ishin përgatitur propozime për ndryshime në rregulloren ligjore me çka do të mundësohej futja e modelit të kontratave sociale në Maqedoni.
Pas përgatitjes, këto dokumente ishin prezantuar dhe diskutuar me publikun profesional në evente publike në Shkup dhe gjashtë qytete (Manastir, Strumicë, Ohër, Tetovë, Veles dhe Shtip) në Maqedoni me qëllim që të fitojnë informacione kthyese për përmirësimin e tyre.
Gjatë muajit shkurt të vitit 2017 në Shkup ishte organizuar Konferenca ndërkombëtare për futjen e modelit të kontratave sociale në Republikën e Maqedonisë. Rreth 150 përfaqësues nga: Delegacioni i BE, Zyra rajonale e SOS Fshati i fëmijëve, SOS Fshatrat e fëmijëve nga Armenia, Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Finlanda, Ukraina, ekspertë ndërkombëtarë, UNICEF, GIZ, Ministria e punës dhe mirëqenies sociale, Instituti për Veprimtari sociale, Qendrat për punë sociale, Vetëqeverisja lokale – Departamenti për mbrojtje sociale, Organizata qytetare, partnerët e projektit etj.
Në mënyrë plotësuese, nëpërmjet projektit “Futje të modelit të kontratave sociale në sigurimin e shërbimeve sociale” që ishte financuar nga UNICEF dhe të implementuara nga SOS Fshati i Fëmijëve Maqedoni ishin zbatuar dy analiza të fokusuara mbi vlerësimin e ndikimit të politikave (RIA- Regulatory Impact Assessment) dhe Analiza e dobisë dhe shpenzimeve (CBA – Cost benefit Analysis). Në fund të projektit, në ngjarje publike, dokumentet e mëposhtme ishin dorëzuar tek Ministri i punës dhe mirëqenies sociale, me qëllim fillimin sa më të hershëm të modelit të kontratave sociale në Maqedoni:
- Draft Propozimi për Akt nënligjor për rregullimin e modelit të kontratave sociale me mekanizma të përfshira për lidhjen e kontratave.
- Propozim të Standardeve dhe procedurave për licencimin e organizatave – dhënës së shërbimeve sociale
- Propozime për ndryshime ligjore me qëllim inicimin e plotë të modelit të kontratave sociale në Republikën e Maqedonisë.
- Analizë krahasuese për aplikimin e modelit të kontratave sociale në vendet e Bashkimit Evropian dhe rregulloren në Republikën e Maqedonisë
- Vlerësim të ndikimit të rregullores në inicimin e modelit të kontratave sociale në Republikën e Maqedonisë
- Analizë të efektivitetit të shpenzimeve dhe analizë të dobisë dhe shpenzime nga inicimi i modelit të kontratave sociale në Republikën e Maqedonisë