I PËRFORCOJMË KAPACITETET E TË GJITHA PALËVE TË PREKURA NË SISTEMIN PËR PËRKUJDESJE DHE SYNOJMË DREJT AVANCIMIT TË QASJES NË MBËSHTETJEN DHE KUDJESIN PËR FËMIJËT QË JANË PA KUJDES PRINDËROR

I PËRFORCOJMË KAPACITETET E TË GJITHA PALËVE TË PREKURA NË SISTEMIN PËR PËRKUJDESJE DHE SYNOJMË DREJT AVANCIMIT TË QAS..

Ndërtim të kapaciteteve në sistemin për përkujdesjen e fëmijëve

METODOLOGJIA PRIDE

SOS Fshati i fëmijëve Maqedoni, si organizatë që investon në kujdesin për fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror, në kuadër të punës së saj dhe përvojës shumëvjeçare, investon vazhdimisht mundim edhe në zhvillimin e politikave të saj, standardeve dhe metodologjinë e punës për avancimin e qasjes në mbështetjen dhe kujdesin për fëmijë që janë pa kujdes prindëror.

Këtë angazhimin tonë e demonstrojmë me sigurimin e të drejtave të autorit për implementim në Republikën e Maqedonisë, në metodologjinë e njohur ndërkombëtare dhe të licencuar PRIDE. SOS Fshati i fëmijëve Maqedoni arriti suksesin që të sigurojë licencë pesëvjeçare për përdorimin e kësaj metodologjie, të krijuar për mbështetje të sistemeve të përkujdesjes dhe përmirësimin e cilësisë së përkujdesjes.

QËLLIME TË PROGRAMIT PRIDE

  • Të kënaqen nevojat e fëmijëve para së gjithash në pjesën e mbrojtjes, ndjenjës së sigurisë dhe vazhdimësisë së nevojave zhvilluese dhe kulturore të fëmijëve në familjet kujdestare;
  • Të përforcohen familjet, pa dallim nëse janë biologjike, të përziera, të zgjeruara ose farefisnore, kujdestare, adoptuese
  • Të përmirësohet cilësia e kujdesit në familjet kujdestare dhe ato adoptuese nëpërmjet sigurimit të kornizës për trajnim të standardizuar, konsistente, të strukturuar për trajnim para përkujdesjes dhe vlerësimit të përbashkët si edhe trajnim të vazhdueshëm gjatë kohës së kujdestarisë dhe zhvillim të vazhdueshëm dhe përforcim të prindërve kujdestarë
  • Të kuptohet rëndësia e ndarjes së resurseve ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave të tjera për mbrojtjen e fëmijëve, kolegjet dhe universitetet, shoqatat e kujdestarëve dhe personave adoptues, si edhe organiztat kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve. Qëllimi përfundimtar është implementimi i kësaj metodologjie si standard kombëtar, për trajnim, regrutim dhe mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e aftësive dhe kompetencave për të gjithë aktorët në sistemin e përkujdesjes në Republikën e Maqedonisë.

Programi, gjithashtu siguron aftësim profesional dhe zhvillim vijues profesional për të gjithë profesionistët që janë të përfshirë në procesin e mbështetjes së familjeve kujdestare, por edhe për vetë kujdestarët.

Në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2016, SOS Fshati i fëmijëve Maqedoni mundësoi trajnime dhe licencim të 22 trajnuesve profesionistë, 6 trajnues master, 114 profesionistë nga Qendrat për punë sociale nëpër Maqedoni, si edhe 141 familje kujdestare në kuadrin e së cilave janë përkujdesur 230 fëmijë.