Тип на донација
Сума

или

FËMIJËT JANË VEÇANËRISHT TË PREKSHËM GJATË KOHËS SË KATASTROFAVE NATYRALE DHE LUFTARAKE. NË KËTO SITUATA, MBROJTJA E FËMIJËVE DHE FAMILJEVE TË TYRE ËSHTË GJITHMONË NË QENDRËN E AKTIVITETEVE TONA

FËMIJËT JANË VEÇANËRISHT TË PREKSHËM GJATË KOHËS SË KATASTROFAVE NATYRALE DHE LUFTARAKE. NË KËTO SITUATA, MBROJTJA E F..

Mbështetje intervenuese

Gjatë vitit 2015 filluam projekte të lidhura me mbështetjen e familjeve dhe fëmijëve që janë të prekur nga katastrofa natyrore dhe luftarake.

Në kuadër të Programit për mbështetje intervenuse, nga muaji gusht i vitit 2015, dhe deri në fund të vitit 2017 e realizuam Projektin për mbështetje të fëmijëve dhe familjeve refugjatë dhe u përfshimë në mbështetje pas përmbytjes në Shkup në gusht dhe në shtator të vitit 2016, SOS Fshati i fëmijëve Maqedoni realizoi mbështetje afatshkurtër intervenuese për 78 familje nga zona e përmbytur në lagjet Çento, Maxhari, Inxhikovë, Smillkovë, Stajkovc, Popovo Maalo dhe Brnjarci, duke siguruar ndihmë humanitare në formë veshjesh, këpucë për fëmijë, kuverta, mjete higjienike dhe pajisje ndihmë për punë, si edhe ushqim dhe formë tjetër ndihme materiale.

Në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit ishin ndihmuar 180 fëmijë, 40 foshnja dhe 260 persona të rritur.