PËRFORCIMI I TË RINJVE NËPËRMJET MUNDËSIVE TË REJA
SOS Fshati i fëmijëve, nga viti 2016, kontribuon në mënyrë të suksesshme për rritjen e punësimit tek personat e rinj në rrezik social. Ky aksion është i lidhur ngushtë me misionin e organizatës Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet i vetëm, sepse papunësia dhe varfëria janë një nga faktorët kyçë që kontribuojnë që fëmijët ta humbasin kujdesin nga familjet e tyre.
Pas realizimit të suksesshëm të projektit për Inkluzion Social dhe përforcim ekonomik për të rinjtë, SOS Fshati i fëmijëve vazhdon të veprojë në fushën e përforcimit për të rinjtë në rrezik social në kuadër të një iniciative më të gjerë rajonale.
Projekti zbatohet nga:
SOS Fshatrat e fëmijëve në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi
Donatorë:
BMZ – Ministria Federale për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik – Gjermani
Fondi Hermann Gmeiner Gjermani
Kohëzgjatja e projektit:
2019 –2022
Qëllimi i projektit: Përforcimi i 1,600 të rinjve në rrezik në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi që do të kenë mundësi të përmirësuara për punësim dhe pjesëmarrje aktive në tregun e punës.
Grupet qëllimore:
- 1,600 të rinjnë rrezik social në moshën nga 16 deri 35 vjeç në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi, që janë të përjashtuar në mënyrë sociale, me të ardhura të ulëta dhe nuk kanë mundësi që ta përmirësojnë në mënyrë të pavarur statusin e tyre ekonomik.
- 230 përfaqësuestë ministrive të punës dhe mirëqenies sociale, agjencitë e punësimit, komunat dhe organizatat qytetare.
Grupi qëllimor indirekt: 3,500 të rinj në rrezik social që do të përfshihen nëpërmjet masave që do t’i ndërmarrin aktorët e përforcuar nëpërmjet projektit.
Nëpërmjet projektit PËRFORCIMI I TË RINJVE NËPËRMJET MUNDËSIVE TË REJA dëshirojmë që të arrijmë
- 1600 të rinj të marrin pjesë në mënyrë të suksesshme në trajnimet themelore për aftësi jetësore dhe aftësi për punësim
- 150 të rinj të përfundojnë në mënyrë të suksesshme trajnime të specializuara (para kualifikime dhe rikualifikime profesionale)
- 500 të rinj të përfundojnë mënyrë të suksesshme praktikë dhe program me mbështetjen për mentorim nga punëdhënës