Me mbështetjen e shumë donatorëve dhe bashkëpunëtorëve, organizata po shpërndahet shpejt dhe i ndihmon fëmijët në të gjithë botën. Në 135 shtete dhe territore, aktivitetet e organizatës ndërkombëtare SOS Fshatrat e fëmijëve fokusohen në mbështetjen e fëmijëve pa kujdes prindëror dhe fëmijët që janë në rrezik për ta humbur kujdesin nga familjet e tyre.
SOS Fshatrat e fëmijëve vendosin fokus kryesor mbi kujdesin afatgjatë të themeluar mbi familjen për fëmijët që e kanë humbur mundësinë që të rriten në familjet e tyre biologjike. Në SOS Fshatrat e fëmijëve dhe programet për kujdesin e të rinjve, ata gjejnë përsëri siguri, dashuri dhe shtëpi të ngrohtë. Rriten në mjedis familjar stabil dhe fitojnë mbështetje të vazhdueshme individuale derisa të bëhen persona të rinj të pavarur.
SOS Fshatrat e fëmijëve japim mbështetje për të gjithë fëmijët në rrezik, veçanërisht për ata që kanë nuk kanë prindër dhe kujdes prindëror dhe ata familjet e të cilëve jetojnë në kushte të vështira. Qëllimi themelor i punës së organizatës është respektimi, promovimi dhe ngritja e zërit për të drejtat e fëmijëve.
Nëpërmjet aktiviteteve të tyre SOS Fshatrat e fëmijëve kanë tendencën që ta informojnë publikun më të gjerë dhe të gjithë partnerët dhe bashkëpunëtorët për problemet me të cilat përballen fëmijët dhe bën thirrje për ndërmarrjen e masave që do ta promovojnë mirëqenien e fëmijëve nga e gjithë bota. Paralelisht me aktivitete për lobim, i nxit fëmijët që të marrin pjesë në mënyrë aktive në proceset e marrjes së vendimeve që ndikojnë mbi jetët e tyre, dhe nëse është e mundur të paraqiten në mënyrë individuale.
SOS Fshatrat e fëmijëve i respektojnë kulturat dhe religjionet e ndryshme duke punuar në shtete dhe komunitete ku misioni i organizatës mund të kontribuojë në zhvillimin e tyre. Puna në SOS Fshatrat e fëmijëve është në shpirtin e Konventës për të drejtat e fëmijëve të OKB, që promovon në të gjithë botën.