Тип на донација
Сума

или

Çfarë punojmë

Ne besojmë se asnjë fëmijë nuk duhet të rritet i vetëm dhe se çdo fëmijë duhet të jetojë në familje stabile dhe të kujdesshme si pjesë e komunitetit mbështetës. Kjo u jep mundësi fëmijëve që thjesht të jenë fëmijë. Megjithatë, qëndron fakti se të paktën një nga dhjetë fëmijë në botë tashmë kanë humbur ose është ekspozuar në rrezik për të humbur kujdesin nga prindërit e tij.

СОС Детско село својата работа ја темели на следните вредности:

GUXIM

Ne ndërmarrim aksion. E përtërijmë vazhdimisht punën tonë për fëmijët dhe i përgjigjemi realiteteve të ndryshueshme të komuniteteve lokale dhe çdo fëmije.

ANGAZHIM

I plotësojmë premtimet tona. Përkushtohemi në mënyrë afatgjatë ndaj fëmijëve dhe komuniteteve të tyre dhe ofrojmë shërbime cilësore që i mbështesin që të arrijnë sukses në jetë.

BESIM

Besojmë njëri në tjetri. Punojmë me të gjitha anët e prekura në shpirtin e punës në ekip, duke krijuar mirëbesim të ndërsjelltë me qëllim arritjen e misionit tonë.

PËRGJEGJËSI

Ne jemi partnerë të përgjegjshëm. Ndërmarrim përgjegjësi për fëmijët, komunitetet, partnerët dhe donatorët me të cilët bashkëpunojmë. Përgjegjësia jonë më e madhe është që të sigurojmë kujdes cilësor.



Fushat e punës

SOS Fshati i fëmijëve Maqedoni është e fokusuar në këto fusha pune:

• Model familjar për kujdes alternativ për fëmijët

• Program për parandalim social (përforcim të familjeve)

• Program për kujdes për të rinjtë

• Përfaqësim dhe Ndërtim të kapaciteteve të sistemit të mbrojtjes sociale

• Mbështetje intervenuese


Kujdes alternativ


Ne punojmë që të sigurojmë kujdes alternativ cilësor për fëmijët që tashmë nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. Ne jemi të përkushtuar ndaj sigurimit të standardeve më të larta për mbrojtje në të gjitha programet tona dhe punojmë me shtetin dhe bashkësitë për përmirësimin e sistemit për kujdes alternativ për fëmijët.

Përforcim të familjeve


Familjet që përballen me kriza ose vështirësi ekstreme mund të jenë të pamundësuar që të kujdesen në mënyrë të përshtatshme për fëmijët e tyre. Ne punojmë me familjet dhe bashkësitë që t’i ndihmojmë t’i ndërtojnë kapacitetet e tyre që fëmijët të jenë të përkujdesur mirë dhe familjet të mbeten së bashku.

СОС детско село работи врз основа на четири принципи:

FËMIJË

Çdo fëmijë është unik dhe i respektuar.
E njohim potencialin e fëmijëve, i udhëheqim dhe shoqërojmë në rrugën drejt pavarësisë, duke i ndihmuar që të bëhen të rinj të pavarur që do të kontribuojnë në shoqërinë tonë.

PRIND

Çdo fëmije i duhet prind i kujdesshëm dhe stabil
Punojmë që të sigurojmë që fëmijët do të jenë pjesë e lidhjeve stabile me kujdestarët, që bazohen në dashuri, siguri dhe respekt.

FAMILJE

Çdo fëmijë rritet në familje që e mbështet.
I mbështesim familjet që të mbeten së bashku. Nëse fëmijët nuk mund të rriten në familjet e tyre, i mbështesim që të ndërtojnë lidhje të përhershme në mjedise familjare alternative, njëkohësisht duke siguruar që vëllezërit dhe motrat biologjikë të rriten së bashku.

KOMUNITETI

Çdo fëmijë është pjesë e një komuniteti të sigurt që e mbështet atë
. I mbështesim familjet që të lidhen në komunitete, të ndajnë përvoja, të mbështeten ndërmjet tyre dhe të punojnë së bashku që të krijojnë mjedis pozitiv në të cilin fëmijët dhe të rinjtë do të mund të zhvillohen.