Тип на донација
Сума

или

Arsim për të gjithë

Arsimi është e drejtë themelore e njeriut dhe është e detyrueshme që të sigurohet qasje në arsim cilësor për çdo fëmijë. Përgatitja e fëmijëve për të mësuar, si edhe aftësia e tyre për ta realizuar potencialin e tyre të plotë, së pari arrihen në familje ku ndjehen të sigurt, të përkujdesur dhe të dashur.

Thuajse 28 000 fëmijë në Maqedoni i kanë humbur ose janë të ekspozuar në rrezik për ta humbur “mësuesin e tyre të parë” – prindërit e tyre (burimi: Enti për veprimtari sociale).

Fëmijët e tillë shpesh herë janë të privuar nga mjedis rrethues stabil, i kujdesshëm dhe stimulues për zhvillimin e tyre në fëmijërinë e hershme. Gjithashtu, ata shpesh herë kanë nevojë për edukim plotësues dhe trajnim që të jenë të përgatitur më mirë për tregun e punës.

Një nga detyrat e rëndësishme të SOS Fshati i fëmijëve në Maqedoni është që të sigurojë arsim cilësor për fëmijët me qëllim që ata t’i zhvillojnë kapacitetet e tyre të plota.