10 Gusht 2019

Të gjithë kemi vlerën tonë

Aleksandra u përfshi në projektin Inkluzioni social dhe fuqizimi Ekonomik për të rinjtë, si një nënë vetë-ushqyese 35-vjeçare e dy vajzave të vogla. Për shkak të papunësisë afatgjatë, ajo ishte përfituese e ndihmës financiare sociale. Në Qendrën e Resurseve të SOS Fshati i Fëmijëve asaj menjëherë iu caktua një mentor me një qasje individuale. Në fillim u zbulua se ajo ishte me vetëbesim të ulët dhe një rrjet të kufizuar të kontakteve sociale. Fillimisht Aleksandra kishte nevojë për mbështetje psiko-sociale dhe forcim të aftësive arsimore dhe aftësive të buta.

Aleksandra dhe mentori i saj punuan në identifikimin e anëve më të forta të saj, përparësitë dhe mundësitë e saj. Së bashku ata hartuan një plan zhvillimi profesional që do ta çonte atë drejt qëllimit të saj kryesor – të sigurojë punë të qëndrueshme, dhe me këtë siguri ekonomike për të dhe familjen e saj.

“Aleksandra filloi trajnimet për zhvillimin personal dhe profesional. Ajo e përfundoi me sukses trajnimin e aftësive të buta që i mundësoi asaj t’i përmirësojë aftësitë e saj për komunikim afarist.  Ajo gjithashtu ndoqi trajnimet për përpunim të aplikacionit për punë dhe atë se si të sillet gjatë një interviste. Përkrah asaj, ajo fitoi aftësi në menaxhimin më të mirë të financave personale, aftësi themelore kompjuterike dhe aftësi në gjuhën angleze, ”- thotë mentori i saj.

Përveç asaj, Aleksandra e kaloi trajnimin  dhe u licencua për kujdestare dhe kujdestare profesionale nëpërmjet programit të licencuar PRIDE të SOS Fshati i fëmijëve. Bazuar në këto trajnime, ajo ka rritur kompetencat e saj për të punuar me fëmijë. Më në fund, e gjithë kjo i mundësoi që të angazhohej me sukses si praktikant përmes Programit të Punës së Dobishme Komunale të Komunës Gazi Baba.

Pas përfundimit të praktikës gjashtëmujore, Aleksandra mori informacione nga mentori i saj për vende të lira pune. Me vetëbesimin e ri ajo aplikoi dhe arriti të sigurojë një punë të përkohshme në kopshtin lokal. Pas përfundimit të këtij angazhimi, ajo, falë aftësive të reja të kërkimit të punës, arriti që në mënyrë të pavarur të gjente një punë të re, ku është ende e angazhuar.

“Gjëja më e rëndësishme është të mos heqim dorë kurrë. Ne duhet të përqëndrohemi në krijimin e një imazhi pozitiv të vetvetes, duke kuptuar se të gjithë kemi vlerën tonë, anët dhe kapacitetet e mira. ”- thotë Aleksandra pasi i kaloi trajnimet dhe pasi u punësua.

Komunikimi me mentorin vazhdon. Aleksandra është një pjesëmarrëse e shpeshtë në trajnimin e zhvillimit personal dhe përmirësimin e aftësive të saj të biznesit. Ajo i ka forcuar aftësitë e saja sociale dhe të punës. Dhe jo vetëm që është aktive në tregun e punës, por ajo ka krijuar edhe miqësi të reja  me bashkëmoshatarët e saj, të cilët i ka njohur  në Qendrën e Resurseve.

“Edhe pse qëllimet ndonjëherë mund të duken joreale, ato prapë janë realiste dhe mund të realizohen. Ndonjëherë ne mundemi vetë, por ndonjëherë është mirë të dimë se njerëzit në SOS Fshati i fëmijëve janë këtu për ju, që t’ju këshillojnë edh t’ju mbështesin. Ju faleminderit për gjithçka. Shpresoj që ky projekt të vazhdojë dhe t’u japë njerëzve të tjerë si unë një shans për të marrë pjesë dhe të kenë sukses “.

Deri tani, më shumë se 350 të rinj kanë përdorur shërbime të integrimit në tregun e punës. Prej tyre, 138 të rinj janë punësuar me sukses, dhe u hapën 57 biznese të vogla që rriten dhe përparojnë me sukses.

Çdo person i ri i papunë mund të informohet se si të bëhet përfitues i shërbimeve të këtij projekti.

 

Kontakt:

 Qendra e Resurseve – SOS Fshati i Fëmijëve

 Adresa: rr. Palmiro Toljati p.n,

 1000 Shkup  Kopshti 25 Maj-Klon Iskra

 Telefon: +389 (0) 71 370 150